Në njoftimet nga ekonomia, Shoqata Kombëtare e Sekserëve thotë se çmimet e shtëpive në SHBA kanë rënë me 14 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, në të gjitha shtetet e vendit, me përjashtim të 6 prej tyre. Shitjet e shtëpive që kaluan në pronësi të bankave, pasi pronarët nuk ishin në gjendje të shlyenin kreditë, bënë që çmimi i shtëpive të bjerë, pasi bankat i ulën ndjeshëm çmimet e tyre për t’u shitur sa më shpejt.
Në një tjetër njoftim, në muajin mars, deficiti tregtar i Shteteve të Bashkuara u përkeqësua, duke u rritur me më tepër se 5 për qind, ndërsa kriza ekonomike globale ka pakësuar kërkesën për eksportet amerikane. Departamenti i Tregtisë tha se hendeku mes blerjeve dhe shitjeve të SHBA jashtë vendit u rrit në 27,6 miliardë dollarës në muajin mars. Kjo ishte hera e parë në rreth 8 muaj që deficiti tregtar i SHBA rritet.
| Tiranë | 8 | °C | |
| Prishtinë | -1 | °C | |
| Ulqin | 0 | °C | |
| Shkup | -1 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.16 | 141.97 |
| USD | 103.15 | 107.55 |
| GPB | 162.82 | 169.77 |
| CHF | 112.55 | 117.35 |