Autoritetet belge njoftuan sot se kanë regjistruar
dy raste të reja të gripit të derrave, duke e çuar në katër numrin e
përgjithshëm të të infektuarve brenda tri ditësh.
Autoritetet shëndetësore nuk dhanë detaje, pasi do të shprehen në një konferencë shtypi më vonë gjatë ditës.
Të
mërkurën dhe të enjten, ato përmendën dy raste të para të konfirmuara
të gripit të derrave në vend. Bëhet fjalë për dy të rritur 23 dhe 28
vjeç, të cilët kanë vizituar Shtetet e Bashkuara.
Që të dy janë shtruar në spital, por gjendja e tyre shëndetësore nuk është shqetësuese.
ShtypiDites