ITALI- 22 MIJË NDËRMARRJE TË VOGLA DREJTOHEN NGA SHQIPTARËT

ITALI- 22 MIJË NDËRMARRJE TË VOGLA DREJTOHEN NGA SHQIPTARËT

Përfaqësues të komunitetit të emigrantëve shqiptarë në Itali  drejtojnë sot 22 mijë ndërmarrje të vogla të biznesit, në vendin fqinj. 
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Romë, Llesh Kola, në një prononcim të shtunën për ATSH-në, flet për integrimin në jetën italiane të emigrantëve shqiptarë atje, si dhe ecurinë e suksesin e tyre në fusha të ndryshme.
Të ardhur për herë të parë në Itali në vitin 1990, shqiptarët prekën tokën italiane me ëndrrën dhe shpresën për të ndërtuar një të ardhme më të mirë se ajo në atdheun e tyre të varfër. 
Përballja me vendin mikpritës fillimisht ishte mbresëlënëse, por më pas ajo ia la vendin realitetit të prekshëm, se e ardhmja e begatë nuk mund të ngrihet pa një punë të ndershme dhe të palodhur.  
Sot, 19 vite më pas, shqiptarët e parë që shkuan në Itali dhe të tjerë që ndoqën rrugën e tyre, përcjellin një imazh të ndryshëm nga ai i emigrantëve të viteve të para. Sot shqiptarët janë të organizuar në shoqata kulturore, artistike etj ku jepen mesazhet e suksesit dhe arritjeve të tyre në shtetin fqinj.
Selia diplomatike në Romë, si pika e kontaktit me vendin amë, është mbështetëse dhe pjesë e aktiviteteve  që komuniteti shqiptar prezanton atje në fusha të ndryshme. Sot në Itali numri zyrtar i emigrantëve nga Shqipëria kap shifrën e rreth 430 mijë vetave, nga të cilët 13 mijë janë studentë. 
Në aktivitetin e tyre, thotë Ambasadori Kola, shoqatat e emigrantëve shqiptarë bashkëpunojnë ngushtë me shoqatat italiane të emigracionit, të cilat i ndihmojnë në problemet dhe sfidat e integrimit të tyre në realitetin e vendit fqin


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek