GREQI - ASNJË GAZETË NUK DEL NË ATHINË DHE PIRE PËR ARSYE TË NJË GREVE

GREQI - ASNJË GAZETË NUK DEL NË ATHINË DHE PIRE PËR ARSYE TË NJË GREVE

Kioskat e Athinës dhe të Pireut (port i madh pranë kryeqytetit) nuk dispononin sot asnjë gazetë greke për arsye të një greve 24-orëshe të shitësve të gazetave. 
"Ne protestojmë kundër uljes me 0,64 për qind të përqindjes sonë në totalin e shitjes së gazetave, të vendosur shkurtin e kaluar në mënyrë arbitrare nga dy agjencitë e shpërndarjes së gazetave greke në Athinë dhe Pire", tha Konstantinos Yiotis, sekretar i Federatës Greke të Shitësve të Gazetave. 
''Shitësit e gazetave dhe kioskat kanë të drejtë të marrin 20 për qind nga totali i shitjeve, por që prej shkurtit të kaluar, dy agjencitë e shpërndarjes 'Argos' dhe 'Europe', e kanë reduktuar këtë përqindje duke mbështetur se shitësit duhet të kontribuojnë për TVSH-në, shpjegon Yiotis.
"Por, sipas ligjit ne jemi të përjashtuar nga TVSH-ja", shtoi ai


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek