SHQIPËRIA, MALI I ZI DHE KOSOVA-PROJEKT PËR NJË PARK NDËRKOMBËTAR TREPALËSH

SHQIPËRIA, MALI I ZI DHE KOSOVA-PROJEKT PËR NJË PARK NDËRKOMBËTAR TREPALËSH

-Një sipërfaqe prej 80-100 mijë hektarë në Alpet e Shqipërisë mendohet të jetë pjesë e këtij parku -

Një sipërfaqe e konsiderueshme e Alpeve të Shqipërisë pritet të përfshihet në një park ndërkombëtar, sipas një projekti të përbashkët të qeverisë shqiptare me qeveritë e dy vendeve fqinje, Malin e Zi dhe Kosova, që parashikohet të realizohet në vitin 2010. 
"Rreth 3 përqind e sipërfaqes së vendit, ose 80-100 mijë hektarë në Alpet tona pritet që të jenë pjesë e këtij parku", tha për ATSH-në drejtori i Politikave të Mbrojtjes së Natyrës në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Saimir Hoxha, duke shtuar se se me iniciativë të ministrit të Mjedisit, janë sensibilizuar qeveritë e Kosovës dhe Malit të Zi për t’i dhënë një status të përbashkët këtij rajoni ndërshtetëror, që të jetë një park ndërkombëtar trepalësh. 
Projekti është në fazën e studimeve (punës në terren) përsa i përket vlerësimit të gjendjes së biodiversitetit, social-ekonomike, etj. Ministria shqiptare e mjedisit ka identifikuar tashmë se çfarë mund të përfshihet në këtë park ndërkombëtar, ndërsa vendet fqinje kanë filluar përpjekjet për zbatimin e këtij projekti. 
Përveç Parkut të Valbonës në Tropojë, MMPAU parashikon të shpallë si park unik kombëtar dhe më pas si pjesë të parkut rajonal ndërshtetëror pjesën e Bjeshkëve të Namuna, pjesën e Kelmendit (qarku i Shkodrës), së bashku me pjesën e Kosovës dhe Malit të Zi, duke vazhduar në pjesën e Gjakovës deri në kufi me Pejën dhe në pjesën e Malit të Zi, që zbret më tej në Tuz. Bjeshkët e Namuna janë valëzim kreshtash malorë në Alpet shqiptare, me lartësi 2400-2500 metra, me gjatësi 12 kilometra dhe me gjerësi 5-7 kilometra. Disa nga majat e larta janë Radohina, Shëniku, Riskli, Shtogu, etj. Ndërsa Bjeshkët e Namuna të Kosovës janë zona malore më e madhe e Kosovës dhe gjenden në pjesën perendimore të saj. Këtu maja më e lartë është Gjergjevica, 2656 metra. Në këto bjeshkë buron Drini i Bardhë dhe disa degë të tjera lumenjsh.  
"Ekziston vullneti, janë zhvilluar takime, dhe ne kemi si objektiv që në vitin 2010 kjo zonë të ketë statusin ndërkombëtar", u shprehn z. Hoxha, sipas të cilit për këtë projekt ka një mbështetje nga UNEP (Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin), nga ku kemi siguruar të bëjmë një survejim paraprak të biodiversitetit dhe kushteve social ekonomike të zonës. 
Ministria shqiptare e Mjedisit e vlerëson këtë projekt si "gjigand", që do të gjallërojë së tepërmi jetën e këtyre zonave. "Në këtë projekt përfshihen elementë të turizimit, ekoturizimit, aktiviteti tradicional i banorëve të zonës, ndërkohë që pjesë e tij do të jenë dhe përpjekjet për përmirësimin e infrastrukturës


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek