Një bombë shpërtheu sot në mbrëmje në katin e tretë
të një ndërtese në qendër të qytetit të Athinës, pa shkaktuar viktima,
sipas informacioneve të para të policisë.
Mjeti
shpërtheu në një ndërtesë të vendosur në lagjen shik ''Kolonaki'',
pranë sheshit qendror ''Sintagma'', njoftuan burime policore.
Një telefonatë anonime për një të përditshme greke njoftoi për shpërthimin, sipas këtij burimi.
Rrugët e lagjes u rrethuan, ndërsa një automjet zjarrfikës mbërriti në vendngjarje, konstatoi një gazetare e AFP-së.
Miniatentate
me mjete shpërthyese ose zjarrvënëse janë të shpeshta në Athinë dhe
Selanik (veri) dhe u mvishen shpesh grupeve të ekstremit të majtë apo
lëvizjes anarshiste. Ato synojnë shpesh shënjestra diplomatike,
ndërtesa të interesit publik, banka ose degë të industrisë së ndërtimit
të makinave.
ShtypiDites