Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
“Koha Ditore”:
-“Zëvendëspresidenti amerikan në Beograd – Biden e quan Kosovën hendek mes Amerikës e Serbisë – ‘Ne duhet të gjejmë zgjidhje për çështjet ku kemi dallime. E para është Kosova. Ne nuk presim nga Serbia ta njohë Kosovën, nuk është parakusht për mbështetjen tonë për integrimin në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet tona, por presim bashkëpunim. Ne do të insistojmë që serbët në Kosovë të marrin sigurinë e garantuar”, ka thënë Biden, duke theksuar se nga Serbia pritet të punojë gjithmonë për zgjidhje pragmatike”
-“Thaçi zotohet ta informojë Bidenin për sukseset dhe sfidat”
-“Javën e ardhshme shihet drita në fund të tunelit” – Tuneli i Kalimashit
-“Rinia, shpresa e optimizmi – identitet ndërkombëtar i Kosovës”
-“Artemije nuk e bekon vizitën e Bidenit”
-“Edhe rektori Hasani shkruan recension të kundërligjshëm”
-“Borxhin ndaj KEK-ut mund ta ngrijnë edhe shqiptarët”
-“Rreth një milion euro në vit për diasporën”
“Express”:
-“Njeriu ynë në Prishtinë – Joe Biden është prej politikanëve të paktë botërorë që shumë moti ka besuar në pavarësinë e Kosovës. Puna e tij ka ndryshuar fatin tonë. Biden është njeriu ynë. Ai zbret sot në Prishtinë.”
-“Duket drita në Kalimash”
-“Koment – Për pavarësinë e Kosovës”
-“22 të kthyer” – Serbë në Policinë e Kosovës
-“I gatshëm për dorëheqje – Është i gatshëm të japë dorëheqje nëse vërtetohet se ai ka përgjegjësi.” – Drejtori i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti
“Zëri”:
-“Bajden nuk pajtohet me Tadiçin rreth Kosovës”
-“Editorial: ‘Efekti Bajden’ në politikën kosovare”
“Saatchi&Saatchi mohon lidhjet me këshilltarin izraelit të kryeministrit Thaçi”
-“Nano akuzon Ramën se po e çon PS-në drejt humbjes”
-“Komisioni Evroipian i jep Kosovës 60 milionë euro”
-“Vështirësitë në funksionimin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës – Për institucionet AKI po funksionon shkëlqyeshëm, të kundërtën e thotë opozita”
“Bota Sot”:
-“Kosova mirëpret mikun e pavarësisë, Xhozef Bajden – E presin si misionar të Pavarësisë së Kosovës”
-“Shqipëri-Kroaci, partneritet në NATO dhe në BE”
-“Koalicioni PDK-LDK është në interes të Kosovës” – Kryeparlamentari Kraniqi
-“Proamerikanizimi popullor, e jo vetëm politik”
-“Përsëri SHBA-ja faktorizon Kosovën – Editoriali”
-“60 mil. KE ndihmon Kosovën”
-“Së bashku në Bienalin e Pragës” – Artistët e Shqipërisë dhe të Kosovës
“Infopress”:
-“Mirë se vjen zv.president! – Pritje madhështore për zv.presidentin amerikan – Biden pritet si një mik i përhershëm i shqiptarëve – Kjo vizitë vjen në kohën kur Kosova ka nevojë për afirmim – Në Kosovë vjen njeriu që për një kohë të gjatë ka mbështetur idenë e luftës për pavarësinë e Kosovës”
“Lajm”:
-“Joseph Biden, nënpresident i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, viziton sot Kosovën për herë të parë pas pavarësisë – Welcome back, Joe”
-“Kryetari i Kuvendit hap debatin rreth kontrollit qeveritar mbi të gjitha segmentet e shoqërisë – Dikush po dirigjohet”
-“Bahreini, shteti i 60-të” – Njohu Kosovën
-“60 milionë euro nga IPA”
-“Edhe Interpoli ‘kërkon’ më shumë njohje”
-“Kuzhe: Dua të përgatitemi për evropianin”
“Epoka e Re”:
-“Mirë se vjen Bajden! – Mikpritje gjithëpopullore në Prishtinë”
-“Bajden: Nuk pajtohemi rreth Kosovës”
-“Bajden sigurohet edhe nga Policia e Kosovës”
-“Thaçi: Deklarata e Krasniqit është keqinterpretuar”
“Kosova Sot”:
-“Sot, Bajdeni në Prishtinë”
-“Editoriali – Welcome MR. BIDEN”
-“Parlamenti po bëhet ‘prokurori’”
-“KE-ja jep 60 milionët”
-“Paralajmërohen njohje të reja të shtetit të Kosovës”
-“Kriza, vështirësohen kriteret për kredi”.
| Tiranë | 9 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |