KOSOVĖ - HYSENI NĖ NJU JORK PĖR NJOHJE TĖ REJA TĖ PAVARĖSISĖ

KOSOVĖ - HYSENI NĖ NJU JORK PĖR NJOHJE TĖ REJA TĖ PAVARĖSISĖ

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni ka udhëtuar drejt Nju Jorkut për të nxitur njohje të reja të pavarësisë së shtetit të ri.
"Kjo vizitë ka si qëllim ekskluziv lobimin për njohjen e shtetit të Kosovës", njoftoi sot Ministria e Jashtme kosovare. 
Sipas njoftimit të zëdhënëses Albana Beqiri, "gjatë qëndrimit në Nju Jork, ministri Hyseni do të ketë takime me rreth 30 delegacione nga vende që nuk kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, e që janë të akredituar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork".
Bëhet e ditur gjithashtu se "gjatë këtyre takimeve, ministri Hyseni do të flasë për progresin e Kosovës në vitin e parë të pavarësisë si dhe do të kërkojë që qeveritë e këtyre vendeve të kenë në axhendën e tyre njohjen e Kosovës".


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek