ZOELLICK: BOTA PËRBALLET ME KËRCËNIMIN E KRIZËS SOCIALE

ZOELLICK: BOTA PËRBALLET ME KËRCËNIMIN E KRIZËS SOCIALE

Rimëkëmbja e ekonomisë botërore do të jetë e ngadaltë dhe papunësia në rritje mund të jetë shkaktare e krizave sociale dhe aplikimit të politikave proteksioniste, deklaroi sot presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick në një intervistë për gazetën "El Pais".
"Ajo që filloi si një krizë e madhe financiare dhe u shndërrua në një krizë të rëndë ekonomike tani po kthehet në një krizë të madhe të papunësisë, dhe, nëse nuk marrim masa të menjëhershme, ekziston rreziku i një krize edhe më të rëndë humanitare dhe sociale", paralajmëroi kreu i Bankës Botërore.
"Ky do të ishte një terren i mirë për forcimin e populistëve dhe lindjen e politikave proteksioniste", shtoi ai.
"Ministrat e Financave të G7-ës dhe G20-s po paraqesin një ngadalësim ngushëllues të rënies ekonomike. Megjithatë, sërish bota mund të njohë një rritje shumë të ngadaltë ekonomike dhe situata do të ishte më pak e rëndë", vlerësoi Zoellick.
"Por ekonomistët dhe industrialistët janë të ndërgjegjshëm se rimëkëmbja ekonomike do të jetë e ngadaltë dhe më e dobët se sa pritej", deklaroi ai, duke shtuar se ende ekzistojnë rreziqe ndaj sistemit financiar amerikan dhe tregjeve jo të fuqishme të vendeve në zhvillim.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek