Trajneri i ekipit Kombëtar Josip Kuzhe bëri sot publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet me Portugalinë në 6 qershor dhe me Gjeorgjinë në 10 qershor.
Të dy takimet do të luhen në “Qemal Stafa”, por ndërsa ndeshja e parë
është e vlefshme për elminatoret e kampionatit botëror “Afrika e Jugut
2010”, ndeshja e dytë do të jetë një takim miqësor mes dy vendeve.
Shefi i Marrdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare
të Futbollit, Tritan Kokona, i bëri të njohur mediave përbërjen e
stafit të Ekipit Kombëtar dhe të lojtarëve të grumbulluar nga trajneri
Kuzhe për këto dy ndeshje.
Sipas Kokonës:
“Zv/trajneri Kombëtares Shqiptare është caktuar njeriu i besuar i
Kuzhesë, kroati Dzemal Mustedanagiç, ndërkohë Ilir Bozhiqi do të kryejë
rolin e trajnerit të portierëve”.
Në listën e përzgjedhur nga Kuzhe janë 27 emra futbollistësh, të cilët pritet të reduktohen në 23 në ditët në vazhdim.
Kuzhe
ka afruar në kombëtare të rinjtë Emiliano Vila nga Teuta, Jetmir Sefa
dhe Gjergji Muzaka nga Tirana, të cilët bënë një prezantim mjaft të
mirë në ndeshjen miqësore ndaj Milanit. Ndërkohë me Kombëtaren janë
rikthyer sulmuesi shtatlartë i Kievos në Itali, Erjon Bogdani, sulmuesi
i Karlsruhes në Gjermani, Edmond Kapllani si dhe mefushori i Maincit në
Gjermani, Jahmir Hyka. Një emër i ri në Kombëtare është edhe ai i
portierit të ri të Iraklisit në Greqi, Enea Kolici.
- Lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Josip Kuzhe për ndeshjet me Portugalinë dhe Gjeorgjinë:
Isli Hidi Kryvbas Krig
Samir Ujkani Palermo
Enea Kolici Iraklis
Debatik Curri Vorskla Poltava
Armend Dallku Vorskla Poltava
Kristi Vangjeli Aris Selanik
Andi Lila Tirana
Elvin Beqiri Vllaznia
Ansi Agolli Tirana
Endrit Vrapi Elbasani
Admir Teli Karabakh
Lorik Cana O. Marseje
Ervin Skela Energie Cottbus
Ervin Bulku Kryvbas Krig
Gilman Lika Hacetepe
Dorian Bylykbashi Kryvbas Krig
Jahmir Hyka Mainz
Klodian Duro AC Omonia
Elis Bakaj Dinamo
Gjergj Muzaka Tirana
Emilian Vila Teuta
Jetmir Sefa Tirana
Hamdi Salihi SV Ried
Erjon Bogdani Chievo Verona
Edmond Kapllani Karlsruhe
Besart Berisha AC Horsens
Migen Memelli Tirana.
| Tiranë | 9 | °C | |
| Prishtinë | -1 | °C | |
| Ulqin | 0 | °C | |
| Shkup | -1 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.16 | 141.97 |
| USD | 103.15 | 107.55 |
| GPB | 162.82 | 169.77 |
| CHF | 112.55 | 117.35 |