Presidenti Sejdiu nuk do ta zhvillojë nesër
vizitën zyrtare në Maqedoni, pasi Shkupi ndryshoi karakterin e
kësaj vizite, sapo njoftoi presidenca e Kosovës.
''Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, më 13 maj 2009, mori një ftesë për vizitë zyrtare njëditore në Maqedoni nga presidenti i saj, Gjorge
Ivanov. Kjo ftesë u pranua dhe iu konfirmua palës maqedonase nga Zyra e
Presidentit te Republikës së Kosovës më datë 13 maj 2009.
Ndërkohë,
meqenëse pala maqedonase ndryshoi karakterin e vizitës zyrtare,
presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu e anuloi vizitën në
Republikën e Maqedonisë, të planifikuar për datën 28 maj 2009.
Presidenti
i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu si dhe institucionet e
Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për marrëdhënie të mira me
të gjitha vendet e veçanërisht me fqinjët, duke u dhënë këtyre
marrëdhënieve peshën dhe vlerën serioze që meritojnë'', thuhet në
komunikatën e sapodhënë nga presidenca e Kosovës
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -2 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -2 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |