KRYEMINISTRI THAÇI: KOSOVA PRANOHET NË BANKËN BOTËRORE

KRYEMINISTRI THAÇI: KOSOVA PRANOHET NË BANKËN BOTËRORE

Kosova mori konfirmimin e Bankës Botërore se është pranuar si anëtare e këtij institucioni financiar, deklaroi sot kryeministri kosovar, Hashim Thaçi.
     "Morëm sot konfirmimin e Bankës Botërore se Këshilli i Guvernatorëve të Bankës Botërore miratoi një rezolutë për pranimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë", deklaroi Thaçi.
     "Ky është një sukses për Kosovën, institucionet dhe popullin e saj", deklaroi ai, duke shtuar se "brenda disa ditësh, një delegacion zyrtar do të shkojë për në Uashington për të nënshkruar  marrëveshjen e pranimit në FMN dhe në Bankën Botërore".
     "Meqë u pranuam në Bankën Botërore kemi më tepër zgjedhje, më tepër mundësi dhe një ndihmë më të madhe ekonomike. Duke u bërë anëtare e Bankës Botërore, Kosova rrit automatikisht besimin e investitorëve ndërkombëtarë", shprehu kënaqësinë Thaçi.
     FMN-ja njoftoi në fillim të majit se Republika e Kosovës, e përfshirë nga varfëria, një nga më të rëndat në Evropë, do të bëhet anëtari i 186-të i saj, pas një votimi pozitiv të shteteve anëtare për këtë qëllim.
     FMN-ja është instanca e parë ndërkombëtare që e ka integruar zyrtarisht këtë vend të Ballkanit, që shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.
     Pavarësia e Kosovës është njohur deri tani nga 60 vende dhe sidomos nga Shtetet e Bashkuara dhe 22 nga 27 anëtarët e Bashkimit Evropian.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek