SPORT/ SHQIPĖRIA, FORMACIONI SEKRET PĖRPARA NDESHJES

SPORT/  SHQIPĖRIA, FORMACIONI SEKRET PĖRPARA NDESHJES

Josip Kuzhe do ta bëjë të njohur formacionin me të cilin kombëtarja shqiptare do të zbresë në “Qemal Stafa” përballë Portugalisë vetëm pak përpara ndeshjes.

Trajneri i Kombëtares shqiptare do të debutoje përballe skuadrës më të kuotuar në Grupin 1 eliminator dhe kërkon që gjithçka të jetë e përgatitur deri në detaje. .

Kur mungojne vetem pak ore nga ndeshja në “Qemal Stafa”, kroati 56-vjeçar duket se e ka përcaktuar edhe skemën që do të perdore: 4-4-1-1, me dy mesfushorët e qendrës të vendosur përpara mbrojtjes.

Në mungesë të Arjan Beqajt, porta do t’i besohet serish Isli Hidit. Portugalia do të jetë një shans tjetër për portierin e Krivbasit, pas paraqitjes jo të mirë në Danimarkë,

Përpara 28-vjeçarit, në mbrojtje do të rreshtohen katër lojtarë, ku problemi më i madh është mungesa e Armend Dallkut në krahun e djathte. Kjo ka bërë që trajneri Kuzhe të mendojë tërheqjen e Lorik Canës në qendër të mbrojtjes, përkrah Debatik Currit. Në krahun e majtë do të luajë Endrit Vrapi, ndërsa nga e djathta ka hapësirë për Kristi Vangjelin. Lila dhe Teli janë alternativat në stol për repartin difensiv.

Edhe pse do të përdoren katër lojtarë në mesfushë, rreshtimi do të jetë më tepër në shërbim të mbrojtjes. Përveç Klodian Duros dhe Ansi Agollit nga krahet, në qendër drejtuesi i stolit kuqezi pritet të përdorë dy lojtarë me tipare të theksuara mbrojtese.

Bëhet fjalë për Elvin Beqirin, që deri tani është aktivizuar në qendër të mbrojtjes dhe Ervin Bulkun. Kjo është taktika që Kuzhe ka perdorur në seancat stërvitore, ku synon të thyejë që prej fillimit manovrat sulmuese të portugezëve. Forca e Bulkut dhe pozicionimi taktik i Beqirit janë vija e parë e mbrojtjes shqiptare dhe detyra e tyre kryesore është dueli me Dekon apo Joao Moutinjo.

Një rreshtim i tillë do të thote punë e dyfishte për Duron dhe Agollin nga krahët. Në mungesë të mbështetjes nga mesfushorët e qendrës, përveç ndihmës në mbrojtje, ata duhet të marrin pjesë edhe në fazën sulmuese.

Revolucioni i vërtetë i trajnerit të ri është pozicioni i Ervin Skelës. Vlonjati do të vazhdojë te mbajë detyrën e organizatorit në fazën ofensive, por tashmë do të jetë më pranë portës. 32-vjeçari do të aktivizohet në të njëjtin rol si tek Energi Kotbus gjatë sezonit që sapo u mbyll, pra si sulmues i fshehur.

Përpara Skelës do të luhet vetëm me një sulmues të mirëfilltë dhe pikërisht këtu fillojnë dyshimet. Gjatë analizave, Kuzhe ka lavdëruar Bogdanin, Kapllanin dhe Salihin për impenjimin në stërvitje, por në fund vetëm njëri prej tyre do të luajë si titullar.              Shanset më të mëdha i ka Bogdani, edhe sepse për të praktikuar lojën me kundërsulme, nevojitet një sulmues më peshë, që do të ndihmojë ekipin të ngrihet përpara. Për t’u theksuar është fakti se gjatë analizës për sulmin, trajneri nuk e ka përmendur për asnjë moment emrin e Besart Berishës, duke bërë që kosovari i Bernlit të mos shihet si kandidat për këtë repart


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek