Atmosfera përpara ndeshjes Shqipëri –
Portugali, e cila do të zhvillohet sot në orën 20 : 45, e vlefshme për
eleminatoret e kampionatit botëror “Afrika e Jugut 2010” është ndezur
pas mesditës së ditës së sotme, sidomos nga tifozat e shumtë kuq e
zinj.
Grupimi i madh i tifozëve
“Tifozët kuq e zi” kanë qenë gjithë paradites së sotme aktivë në
bulevardin kryesor të kryeqytetit. Nga ana tjetër, tifozët luzitanë ka
qenë të pranishëm në Tiranë, ku me thirrjet e tyre kanë mbështetur
përfaqësuesen portugeze.
Një interesim të madh për këtë takim ka treguar edhe media portugeze, e cila në ndeshjen decisive të skuadrës së saj për kualifikimin në botëror ka aktivizuar mbi 20 gazetarë që do të jenë të pranishëm në shlkallët e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”.
Ndërkohë sipas Federatës Shqiptare të Futbollit janë shitur biletat në tribunat A dhe B, megjithëse edhe në këtë ndeshje ka pasur rritje të çmimit, që në tregun e zi ka vajtur deri në 10 mijë lekë.
Ndërkohë në stadiumin “Qemal Stafa” pritet të ketë një mbështetje të madhe nga ana e tifozëve kuq e zi për kombëtaren shqiptare, e cila megjithëse ka mbetur pa asnjë objektiv në këto eleminatore, do të luajë përballë një prej skuadrave më të mira.
| Tiranë | 8 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |