Pesë raste të reja me gripin e derrave
janë regjistruar në Greqi që prej të enjtes, duke e çuar në 12 numrin e
rasteve të njoftuara që prej 18 majit, njoftoi sot Ministria e
Shëndetësisë.
''Pacientët e rinj,
të mbërritur së fundi nga Amerika e Veriut, janë në gjendje
shëndetësore që nuk përbën shqetësim, ndërsa disa prej tyre janë
mjekuar në shtëpi'', saktësoi ministria.
Bëhet
fjalë pre tre turistë, një italiane 33 vjeç edhe dy amerikanë 18 dhe 46
vjeç të ardhur nga Kansasi, një adoleshente greko-amerikane 15 vjeçe e
ardhur nga Uashingtoni dhe një kanadeze, 37 vjeçe.
Të
gjithë pacientët e trajtuar deri tani janë infektuar jashtë vendit dhe
nuk ka asnjë rast ngjitës brenda vendit, sipas ministrisë. Rasti i
parë i gripit A (H1N1) ishte njoftuar më 18 maj dhe ishte një grek 19
vjeç që sapo ishte kthyer nga SHBA ku studionte.
OBSH
shpalli dje nivelin 6 të gatishmërisë maksimale për këtë grip, që
tashmë konsiderohet si një pandemi botërore, e para e shekullit XXI.
ShtypiDites