"FINANCIAL TIMES": ZVOGĖLIMI I TRUPAVE TĖ NATO-s KONFIRMIM I STABILITETIT TĖ KOSOVĖS

Vendimi i ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s për zvogëlimin e numrit të ushtarëve në Kosovë përbën konfirmimin për stabilitetin gjithnjë e më të madh të shtetit të ri të Ballkanit, shkruan gazeta e njohur londineze "Financial Times".
Gazeta thekson se ministrat me vendimin e tyre kanë bërë hapin e parë që do të sjellë  zvogëlimin e konsiderueshëm të trupave të Aleancës në Kosovë.
Pritet që zvogëlimi i parë nga 14 000 uushtarët aktualë të fillojë vitin e ardhshëm, ndërkohë që pas dy viteve përbërja e NATO-s në Kosovë do të numërojë vetëm 2 500 persona.
Sipas gazetës londineze, ushtarët tani janë më të nevojshëm në Afganistan sesa në Kosovë, ndërkohë që shtetet anëtare do të vendosin vetë se kur do të tërheqin trupat e tyre nga shteti më i ri në botë.
"Paraprakisht këtë vit këtë veprim tentoi ta bëjë Spanja, që madje edhe caktoi datë për tërheqjen, por hoqi dorë nga një masë e këtillë e njëanshme nën presionin e vendeve të tjera anëtare në Aleancë", vëren "Financial Times".


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek