Kosova feston sot njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës, që e përcakton “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm”.
Parlamenti i shtetit të ri pasi ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008, më pak se dy muaj më vonë, më 9 prill, ka miratur Kushtetutën, e cila ka hyrë në fuqi në 15 qershorin e para një viti.
Gjithë
ky proces, shpallja e pavarësisë, miratimi e hyrja në fuqi e
Kushtetutës, përfshirë edhe miratimin e mëse 50 ligjeve me procedurë të
veçantë, bazohet në Propozimin Gjithëpërfshirës të ish-të dërguarit të posaçëm të OKB-së, kryenegociatorit për statusin, Martti Ahtisaari, i cili po sot pritet në Prishtinë.
Kushtetuta,
që sot mbush një vit nga hyrja në fuqi, ka pasuar Kornizën Kushtetuese
të kohës së administratës së UNMIK-ut, pas përfundimit të luftës së
para 10 viteve.
Por, Kosova ka një traditë më të hershme kushtetuese.
Me Kushtetutën e vititi 1974 Kosova ishte njësi konstituive e federatës me të drejtë vetoje.
Kushtetuta
tjetër ishte ajo e Republikës së Kosovës, e miratuar në vitin 1991, e
cila pasonte deklaratën e pavarësisë të 2 korrikut të po atij viti, të
Kuvendit të Kosovës, por që nuk pati njohje ndërkombëtare.
Interesante është historia kushtetuese e Kosovës në këto 34 vitet e fundit.
Kujtojmë
faktin se, si njësi federale e ish-Jugosllavisë, Kosova ka pasur
Kushtetutë prej vitit 1974, e cila i ka siguruar mëvetësi maksimale
organizative dhe të drejtë vetoje në nivelin federal, ashtu si edhe
njësive të tjera.
Në vitin 1991, në
rrethana të pushtimit, Kosova ka miratuar Kushtetutën e Republikës së
Kosovës, e cila, ndonëse e pafuqizuar plotësisht, ka parashtruar
funksionimin e organizimit të shtetit tonë në kohën e asaj që njihet në
botë si ‘shteti paralel i shqiptarëve të Kosovës’ për pothuaj një
dekadë.
Republika e Kosovës, para një viti, në ditën e hyrjes në fuqi të Kushtetutës kishte njohjen e 43
shteteve, ndërsa sot është e njohur nga 60 shtete të botës, anëtare të
OKB-së, është anëtarësuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën
Botërore, ndërsa pret njohje të reja.
Sipas medias kosovare, ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Stephen Wordsworth është shprehur qartë për median serbe se Kosova është çështje e mbyllur dhe se bisedime për statusin e Kosovës nuk do të ketë më.
“Kosovën
e kanë njohur 60 për qind e shteteve të OSBE-së, 70 për qind e shteteve
të Këshillit të Europës dhe 80 për qind e shteteve anëtare të Bashkimit
Europian”, ka theksuar Wordsworth për median serbe.
| Tiranë | 5 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |