KOMITETI I HELSINKIT KRITIKON POLITIKĖN E SERBISĖ NĖ BALLKAN

KOMITETI I HELSINKIT KRITIKON POLITIKĖN E SERBISĖ NĖ BALLKAN

Komiteti i Helsinkit kritikoi polikën e Serbisë në Ballkan, duke evidentuar qëndrimin e Beogradit zyrtar kryesisht ndaj Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës, dhe theksoi se një politikë e tillë mund të kompromentojë situatën në të gjithë rajonin.
"Mungesa e një koncepti strategjik për zhvillimin e vendit reflektohet në politikën e brendshme të Serbisë që pas vrasjes në vitin 2003 të kryeministrit Zoran Xhinxhiç, dhe kjo shihet edhe më qartë në polikën e jashtme të Beogradit", theksoi Komiteti i Helsinkit në raportin e tij.
Raporti kritikon gjithashtu ministrin e Jashtëm serb, Vuk Jeremiç për përpjekjet e tij për sigurimin e aleatëve në vendet që drejtohen nga regjime autoritare në Azi dhe Afrikë, me qëllim për të fituar mbështetje lidhur me çështjen e Kosovës.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek