-Vetëm një javë pas inaugurimit të autostradës destinacionet turistike kosovare pritet të zbresin në Tiranë-
Kur projekti me gjigant i qeverisë
shqiptare, autostrada Durrës-Kukës-Morinë pritet të inaugurohet vetëm
pas dy ditësh, destinacionet turistike kosovare do të nisin rrugën
drejt Tiranës, në panairin turistik "Bashkohuni në fundjavë dhe
përjetoni Kosovën".
Unioni i
Operatorëve Turistikë Shqiptarë, në bashkëpunim me Organizatën
Turistike "KOTAS" Kosovë, e mbështetur nga USAID Kosovë, do të jetë
bashkëorganizator i aktivitetit promocional turistik "Bashkohuni në
fundjavë, përjetoni Kosovën", si një panair i destinacioneve turistike
kosovare për ture turistike, i cili do të zhvillohet në Tiranë në
datat 1 dhe 2 korrik.
Sipas kreut të
UOTSH-it, Sadik Malaj, në këtë aktivitet do të ketë një pjesëmarrje e
përfaqësim masiv e dinjitoz të resurseve turistike kosovare të maleve
të Sharit, Rrafshit të Dukagjinit, Rrafshit të Kosoves, Malësisë së
Gjakovës etj. "Gjatë panairit promovues të biznesit turistik të Kosovës
do të krijohen mundësitë për t'u njohur me të e për të marrë çmime e
oferta për grupet turistike të tureve turistike si dhe për organizime
turistike fundjavash", deklaroi Malaj.
Malaj
theksoi se panairi synon vendosjen e bashkëpunimit me partnerët
turistikë nga qytetet kryesore të Shqipërisë dhe nga jashtë, qytetarët
shqiptarë me banim në qytetet më të mëdha, si Tirana, Durrësi,
Shkodra,Vlora, etj, komuniteti ndërkombëtar që jeton dhe punon
përkohësisht në Shqipëri, por edhe klubet shqiptare dhe ndërkombëtare,
bizneset bankare, klubet dhe ekipet sportive.
Për
rritjen e bashkëpunimit mes operatorëve të dy vendeve Malaj vlerësoi si
faktor kryesor edhe lehtësitë e krijuara nga ndërtimi i autostradës
Durrës-Kukës-Morinë.
Autostrada,
projekti më i madh në Shqipëri, është me 4 korsi, 2 korsi në çdo
drejtim. Ndërtimi i saj përfshiu edhe dy tunele paralele me nga 5.5 km,
njëri prej të cilëve tashmë është funksional, por edhe 29 ura. Afro 4.5
km rrugë është mbi ura dhe struktura deri në 80 m lartësi. Autostrada
do të lidhë bregdetin shqiptar me Kosovën, duke reduktuar ndjeshëm
kohën e udhëtimit në këto destinacione në krahasim me rrugët
egzistuese, krijon kushtet për një lëvizje me shpejtësi 80-100 km/orë,
duke realizuar lidhjen e Morinës (Kosovës) me Durrësin për vetëm 2 orë
e 30 minuta në kushte krejt normale, madje edhe në periudhat e dimrit
ShtypiDites