KOSOVË - RTK: PRITET LIRIMI I SHPEJTË I ISH-KRYEMINISTRIT ÇEKU

KOSOVË - RTK: PRITET LIRIMI I SHPEJTË I ISH-KRYEMINISTRIT ÇEKU

Prokurori bullgar, Kamen Peshev, deklaroi për Radio Kosovën se sot në orën lokale 13:00 në Gjykatën e Qarkut në Kustendil, Bullgari,  do të fillojë seanca gjyqësore për ish-kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku.
Ai tha se vendimi do të publikohet pas orës 15:00. 
Sipas tij kjo gjykatë do të vendosë nëse do të lirohet apo jo ish-kryeministri Agim Çeku.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Kosovës bën të ditur se nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë janë siguruar se ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, i cili po mbahet në arrest në Bullgari, nuk do të ekstradohet në Serbi dhe se shumë shpejt ai pritet të lirohet.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek