GREQI - DY TĖRMETE GODASIN ISHULLIN SANTORIN NĖ EGJE

GREQI - DY TĖRMETE GODASIN ISHULLIN SANTORIN NĖ EGJE

Dy tërmete me fuqi 5,1 dhe 4,7 ballë të shkallës Rihter u regjistruan gjatë natës së djeshme në afërsi të ishullit Santorin në Detin Egje, pa shkaktuar dëme, njoftoi Instituti gjeodinamik i Observatorit të Athinës.
Tërmeti i parë, i cilësuar si "i fortë" nga Observatori dhe që u ndje në ishull sipas policisë lokale, u regjistrua natën e djeshme në orën 23:37 (20:37 GMT).
Ai u pasua nga një lëkundje tjetër tërmeti prej 4,7 ballë sot në mëngjes herët në orën 01:14 (22:14 GMT).
Epiqendra e dy tërmeteve u lokalizua 280 kilometra në lindje të Athinës.
Greqia është vendi i Evropës më i ekspozuar ndaj tërmeteve


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek