PASQYRA E SHTYPIT TĖ KOSOVĖS

PASQYRA E SHTYPIT TĖ KOSOVĖS

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

 “Koha Ditore”:

-“Serbia ‘anekson’ dy fshatra shqiptare brenda territorit të Republikës së Kosovës – Qeveria pa sqarime për territorin ‘e kontestuar’ – Policë të Kosovës dhe të Serbisë janë përballur te vendi i quajtur ‘Uji i çeshmës’ te fshati Karaçevë e Poshtme e Dardanës. Megjithëse zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi kishte premtuar se do të jepte sqarime në lidhje me kontestin pronësor në mes të Kosovës dhe Serbisë në fshatin Karaçevë, ai dhe kolegët e tij qeveritarë kanë qenë të mbyllur për media ditën e shtunë. Banorët nuk heqin dorë nga protesta gjithëpopullore e paralajmëruar për të mërkurën”

-“Shqipëria sot drejtohet nga kutitë e votimit”

-“Rritja pagash për deputetë - veturë të blinduar për Krasniqin”

-“Gripi i derrave merr hov në Serbi”

-“Ministrat serbë vijnë për Vidovdan”

-“Protestuesit serbë, gurë veturave të ministrave të Serbisë”

-“Injorohen liberalët ndërkombëtarë në Prishtinë”

 

“Express”:

-“Beteja shqiptare - Sot, mbi një milion shqiptarë do të vendosin se çfarë Shqipërie duan: të djathtë apo të majtë. Fituesi do të dihet në orët e para të së hënës. Mirëpo, ai do të shpallet sapo të mbyllen kutitë e votimeve. Sondazhet favorizojnë Sali Berishën.”

-“Gurë për Bogdanoviçin - Në veri të Mitrovicës, të shtunën, protestuesit serbë kanë gjuajtur me gurë makinën e ministrit Serb për Kosovën, Goran Bogdanovç. Thuhet se kjo ka ndodhur pasi që Bogdanoviç ka bërë thirrje për ndaljen e protestave që serbët po i mbajnë tash një javë kundër kontrolit të EULËX-it në pikat doganore 1 dhe 31.”

-“Tokë e askujt – Policia e Kosovës nuk lejohet të hyjë në një pjesë të fshatit Karaçevë të Kamenicës. KFOR-i ka vendosur shenjën se ajo pjesë nuk është e Kosovës. Një ditë më herët, policët serbë kanë hyrë në këtë fshat dhe kanë qëndruar për disa orë aty. Banorët kërkojnë ndihmën e institucioneve shtetërore.”

-“Vijnë me leje – Tre ministra dhe një këshilltar i Presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, vijnë në Gazimestan, 620 vjet pas disfatës nga turqit dhe 20 vjet pas ndërsimit të Milosheviçit për ‘Serbinë e Madhe’. Atyre u është dhënë leja nga institucionet e shtetit të Kosovës. Policia thotë se ka marrë masa për të mos lejuar incidente.”

-“Jo politika, po ligji”

-“Koment – Përmbysja e imazheve – Berisha e mund Ramën në fushën e tij. Atë që e bëri Rama me Tiranën kur e mori drejtimin e Bashkisë, tani duket si një spektakël artistik dhe bojatisje e fasadave, në krahasim me projektet gjigante që realizoi Berisha gjatë qeverisjes së tij. Për paradoks, përmbysja e imazheve realizohet me mjetet që shfrytëzonte Rama në kohën e sukseseve – propagandën mediatike të disenjuar në mënyrën më bashkëkohore. – Shkruan: Shkëlzen Maliqi”  

“Bota Sot”:

-“Veriu i Kosovës, ‘zonë e ndaluar’ për FSK-në – Politika vendos edhe për sigurinë”

-“Berisha beson në fitore – Më 28 Qershor voton Shqipëria”

-“Zgjedhjet lokale ‘kushtojnë’ mbi 7 milionë euro – Demokracia kushton”

-“Favorizohet Berisha, respektohet vullneti i votuesve shqiptarë”

-“Fitorja që nuk do të humbet kurrë më! Plebishiti shqiptar 2009!”

-“Po hapet dera e madhe e Shqipërisë - Editoriali”

-“EULEX evidenton po nuk doganon mallra – Dy pikat kufitare 1 dhe 31 jashtë kontrollit doganor”

-“Përjetësim i vlerave të mërgatës”  

“Kosova Sot”:

-“Sot voton Shqipëria – Për zgjedhje kandidojnë katër koalicone të mëdha, dy nga e djathta në krye me Partinë Demokratike të kryeministrit Sali Berisha dhe dy nga spektri i majtë politik, në krye me socialistët, të prirë nga kryetari i PS-së, Edi Rama, si dhe 13 parti politike”

- “Zgjedhjet – Editoriali”

-“Vjedhja u ndihmua brenda policisë”

-“Politikanë, tregoni xhepat”

-“Bogdanoviç gjuhet me gurë nga serbët”

-“Alarmante, 11 për qind e kriminelëve janë të mitur”/


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek