SERBI - REGJISTROHEN PESĖ RASTE TĖ TJERA ME GRIPIN E DERRAVE

SERBI - REGJISTROHEN PESĖ RASTE TĖ TJERA ME GRIPIN E DERRAVE

Në Serbi u identifikuan sot pesë raste të reja me gripin H1N1 duke e çuar në 10 numrin total të rasteve të konfirmuara në vend, deklaroi për televizionin publik "RTS" epidemiologu Predrag Kon.
Katër nga pesë personat e prekur nga gripi i derrave janë kthyer nga jashtë shtetit, njëri prej të cilëve nga Kanadaja, ndërsa personi i pestë i bartës i virusit është prekur nga transmetimi i sëmundjes brenda vendit, për shkak të kontaktit me persona të infektuar.
Rasti i parë me virusin H1N1 në Serbi, u regjistrua më 23 qershor.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek