Kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë, Köksal Toptan, mbërrin sot pasdite në Kosovë për një vizitë zyrtare triditore.
Pas
takimit të mirëseardhjes me kryeparlamentarin kosovar Jakup Krasniqi,
Toptan do të mbajë një fjalim nesër në një seancë solemne të Kuvendit
të Republikës së Kosovës, që do të mbahe për nder të tij.
Sipas
axhendës së njoftur nga parlamenti kosovar, Toptan pos takimeve me
drejtuesit më të lartë të shtetit do të zhvillojë edhe disa vizita e
aktivitete të tjera në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës.
I
shoqëruar nga biznesmenë turq, Toptan do të merr pjesë edhe në
ceremoninë me rastin e njëvjetorit të Odës Ekonomike Kosovaro-Turke.
B.Jashari