STRASBURG - PĖRFAQĖSUESIT SERBĖ LARGOHEN NGA KONFERENCA PAS DEKLARATĖS SĖ MESIĒIT PĖR KOSOVĖN

STRASBURG - PĖRFAQĖSUESIT SERBĖ LARGOHEN NGA KONFERENCA PAS DEKLARATĖS SĖ MESIĒIT PĖR KOSOVĖN

 Presidenti kroat, Stipe Mesiç mbajti një fjalim në Universitetin veror të Demokracisë në Strasburg lidhur me historinë e viteve të fundit në Kroaci, të ardhmen e saj si dhe për mundësitë që gobalizimi të shikohet si një manifestim pozitiv që duhet shfrytëzuar për forcimin e ndërgjegjes për identitetin e gjithësecilit.  
''Për shkak të një sërë rrethanash fatkeqe, Kroacia nuk luftoi vetëm me tranzicionin që pas fitores së pavarësisë së saj'', tha Mesiç. 
Ndërkohë, duke iu përgjigjur pyetjeve të shtypit pas fjalimit të tij, Mesiçi tha se Kosova ishte ''një realitet që Kroacia e ka njohur''. 
Ai tha se Serbia, edhe nëse nuk ka ndërmend ta njohë Kosovën, duhet të mundësojë bashkëpunimin në rajon dhe jo ta pengojë atë. 
Përfaqësues serbë nga Serbia, Kosova, entiteti serb i Bosnjës dhe Malit të Zi, që merrnin pjesë në Universitetin veror, reporterë dhe përfaqësues të partive politike dhe të biznesit  u larguan nga konferenca.   
Mesiç tha se i vinte keq që ata ishin larguar dhe shtoi se duhej të kishin qendruar dhe ta diskutonin çështjen


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek