Skuadra e Tiranës
e ka nisur me një barazim 1-1 aventurën e saj në turin e dytë të Ligës
së Kampioneve, përballë kampionëve të Norvegjisë, Stabaek.
Kampionët e Shqipërisë e kanë filluar mirë ndeshjen e zhvilluar në “Qemal Stafa” duke tentuar të sulmonin për të shënuar sa më shpejt.
Ishte pikerisht minuta e 13-të kur Lila kalon në avantazh bardheblutë, por gjyqtari sinjalizon një pozicion jashtë loje.
Stabaeku
gjeti golin e avantazhit në minutën e 34-t, duke shfrytëzuar një gabim
të Gjergji Muzakës në zonë. Japonezi Daigo Kobajashi nuk fali përballë
Nallbanit, duke goditur saktë.
Skuadrat
kanë shkuar me këtë rezultat në dhomat e zhveshjes, por 5 minuta nga
fillimi i pjesës së dytë kapiteni Devi Muka ka barazuar gjithçka, pas
një aksioni të bukur të Sefës në krahun e majtë.
Edhe
pse trajneri Loncarevic u perpoq me disa zëvendesime, duke futur në
fushën e lojës francezin Laurent Mohellebi dhe sulmuesin Arbër
Abilaliajn, rezultati mbeti i pandryshuar 1-1.
Për
ndeshjen e kthimit, edhe pse me një rezultat të parë të barabartë,
norvegjezët e Stabaek kanë avantazhin e golit në fushën kundërshtare,
megjithatë edhe në kampin bardheblu barazimi 1-1 shihet si pozitiv për
ndeshjen e 21 korrikut në Norvegji. Tirana mund të kualifikohet vetëm në rast barazimi me më shumë se 1 gol dhe në rast fitoreje.
Tirana - Stabæk 1-1 (0-1)
Shënues: Devis Muka 50’ / Daigo Kobayashi 35’
Tirana (4-4-2): Blendi Nallbani, Rezart Dabulla, Andi Lila, Abraham Alchenau, Tefik Osmani, Gjergji Muzaka (Laurent Mohelebi 59’), Devis Mukaj, Bledar Devolli, Jetmir Sefa, Daniel Xhafaj, Sabien Lilaj (Arber Abilaliaj 85’). Trajner: I.Loncarevic
Stabæk (4-1-4-1): Jon Knudsen, Morten M. Skjønsberg, Pontus Segerström, Inge André Olsen, Vegar Eggen Hedenstad, Christian Keller, Pontus Farnerud, Henning Hauger, Mikkel Diskerud (Palmi Rafn Palmason 80’), Daigo Kobayashi (Espen Hoff 88’), Fredrik Berglund (Daniel Nannskog 76’). Trajner: J.Jannson
Gjyqtar: Robert Schörgenhofer (Austri)
Kartonë të verdhë: Devis Mukaj, Bledar Devolli, Andi Lila / Christian Keller.
| Tiranë | 1 | °C | |
| Prishtinë | -9 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -9 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |