llaznia e
Shkodrës, ka humbur me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Rapid të Vienës,
ndeshje e luajtur mbrëmjen e së enjtes në stadiunim “Grehard
Hannapi" në Vienë, e vlefshme për turin e dytë të Ligës Europiane në
futboll.
Pjesa e parë e këtij takimi, i cili u ndoq edhe nga
rreth 200 tifozë shkodranë, u mbyll me rezultatin 1-0 pas një goli të
shënuar për Rapid në minutën e 33-të nga Hofmann.
Deri
në minutën e 68-të loja kishte një farë ekuilibri, me sulme të
ndërsjellta në të dy portat respektive. Por, pikërisht në këtë minutë,
një gabim fatal në dalje i portjerit të Vllaznisë Olti Bishani i ka
kushtuar shumë rëndë Vllaznisë duke u ndëshkuar me golin e dytë të
shënuar nga Jelavic.
Tre minuta më pas vienezët e Rapidit,
shënuan edhe golin e tretë me të njëjtin autor duke e thelluar
avantazhin në tre me zero.
Dy minuta pas pësimit të golit të
tretë, Vllaznia i kishte të gjitha mundësitë që ta rihapte takimin, por
mungesa e eksperiencës e të riut Bala bëri që ai të humbë dy herë
radhazi një rast të pastër shënimi vetëm për vetëm me portjerin
austriak Payer.
Ndërkohë austriakët e Rapidit, shënuan në
minutën e 82-të golin e tretë me anë të Trines si dhe në të 85-tën me
anë të Hoffer duke fiksuar në mbyllje të 90-të minutave rezultatin e
thellë 5 me 0 për Rapidin.
Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë
Hasan Lika duke komentuar ndeshjen është shprehur i pakënaqur nga
paraqitja e futbollistëve të tij, sidomos në minutat e pjesës së dytë.
Ai ka fajësuar portjerin e Vllaznisë Bishani, i cili me një dalje të gabuar në minutën e 68-të ndëshkoi Vllazninë, moment kur loja ka marrë një rrjedhë te gabuar në dëm të shkodranëve.
“Ne u mundëm nga gabimet tona”, theksoi trajneri i Vllazisë Hasan Lika në një prononcim për median pas ndeshjes.
Sipas tij, edhe pse vendasit kishin më tepër iniciativë për të
rrezikuar portën shkodrane, kurrsesi, rrezultati nuk duhet të fiksohej
aq i thellë.
Shifra e thellë 5 me 0, për teknikun Lika është
krejt e vështirë të përmbyset në ndeshjen e kthimit, atë që do të luhet
në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës me datë 23 korrik
ShtypiDites