SPORT-FUTBOLL- NESĖR PROVAT EVROPIANE PĖR FLAMURTARIN DHE VLLAZNINĖ

SPORT-FUTBOLL- NESĖR PROVAT EVROPIANE PĖR FLAMURTARIN DHE VLLAZNINĖ

Skuadrat shqiptare të Flamurtarit dhe Vllaznisë do të zbresin nesër në fushë për ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Ligës Evropiane. 
Shkodranët e drejtuar nga trajneri Hasan Lika do të luajnë në “Loro Boriçi”, në orën 20:00, përballë austriakëve të Rapidit të Vjenës, në një ndeshje që më tepër vlen për statistika pas fitores 5-0 të ndeshjes së parë që arrriten në Vjenë, austriakët. 
Ndërkohë Flamurtari i Vlorës beson tek kualifikimi ndaj skocezëve të Modheruellit pas fitores 1-0 që arritën para një javë në Vlorë.
Sipas deklaratave të fundit të trajnerit Eqerem Memushi, “Flamurtari nuk do të luajë në mbrojtje përballë skocezëve, por do të përpiqet të shënojë e para”. Gjithashtu në stadiumin “Airdrie” në 20:45, pritet të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh shqiptarë, të cilët jetojnë në Skoci.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek