SPORT-FUTBOLL/ FSHF NUK NDRSYHON STRUKTURĖN E KATEGORISĖ SUPERIORE

SPORT-FUTBOLL/ FSHF NUK NDRSYHON STRUKTURĖN E KATEGORISĖ SUPERIORE

“Struktura e Kampionatit Shqiptar të Futbollit për sezonin 2009-2010 mbetet e pandryshuar”. Ky ka qenë vendimi i Komiteti Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit në mbledhjen e sotme. 
Komiteti Ekzekutiv do të kërkojë që përcaktimi i strukturës së kampionateve kombëtare të bëhet nga vetë Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së. Për rrjedhim, Komiteti Ekzekutiv vendosi të mos bëjë ndryshime të strukturës së Kampionatit në vitin e fundit të mandatit të tij.
Në mbledhjen e sotme u miratuan ndryshime në Rregulloren e Aktiviteteve Futbollistike Kombëtare. KE aprovoi kërkesën e disa klubeve për zhvillimin e finales së kupës së Shqipërisë të sezonit 2009-2010 vetëm një javë përpara përfundimit të kampionatit. Gjithashtu u ndryshua edhe rregulli, i cili lejon që lojtarët të aktivizohen në më shumë se një ekip në Kupën e Shqipërisë gjatë një sezoni. Ky ndryshim u bë pasi vitin e kaluar skuadra e Dinamos dhe Partizanit u penalizuan për shkak se disa prej lojtarëve të tyre kishin luajtur për më shumë se një ekip në Kupën e Shqipërisë.
Ndërkohë në mbledhjen e sotme u përcaktuan edhe datat e fillimit të kampionateve të futbollit në të gjitha kategoritë.  Kategoria Superiore do të startojë në datën 23 gusht, Kategoria e Parë në datën 29 gusht dhe Kategoria e Dytë fillon në datë 20 shtator. 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek