Ka përfunduar
aventura e skuadrave shqiptare në arenën evropiane, që edhe këtë sezon
ka qenë thjesht një iluzion. Pas Tiranës dhe Dinamos, janë eleminuar
edhe dy skuadrat që garonin në turin e dytë të Ligës Evropiane,
Vllaznia dhe Flamurtari, madje me rezultate shumë të thella.
Shkodranët
janë mundur mbrëmë edhe në ndeshjen e dytë nga austriakët e Rapidit të
Vjenës, këtë herë 3-0 në “Loro Boriçi”, me rezultatin e përgjithshëm
8-0.
Për
Vllazninë kjo ndeshje ishte vetëm një test për trajnerin Hasan Lika i
cili ka provuar lojtarë të rinj dhe skema të reja, para fillimit të
Superligës. Golat për skuadrën austriake u shënuan në pjesën e dytë nga
Hofman dhe Lavare.
Ka
zhgënjyer edhe Flamurtari, skuadra e vetme tek e cila shqiptarët kishin
shpresa. Vlonjatët që një javë më parë fituan 1-0 dhe shpresonin se do
të kualifikoheshin për në turin e tretë të ligës Evropiane, por janë
mundur 8-1 në Skoci nga Madhëruelli. Golin e vetëm për skuadrën e drejtuar nga Eqerem Memushi e ka realizuar mesfushori Odise Roshi.
ShtypiDites