Dy notarë të rinj
shqiptarë, që po marrin pjesë në kampionatin botëror të notit, që po
mbahet këto ditë në Romë, kanë shënuar thyerjen e disa rekordeve
kombëtare.
Për femra 14-vjeçarja Sara Abdullahu ka thyer deri tani rekord kombëtar në garat 100
m stil i lirë, me kohën 01:00:36, dhe në 100 m bretkosë me kohën
01:19:45. Gjithashtu Abdullahu ka thyer rekord edhe në garën 200 m stil
i përzier me kohën 02:31:67. Në ditën e tretë të konkurrimeve,
Abdullahu arriti të thyente edhe rekordin kombëtar në 200 metra stil i
lirë me kohën 2′10″04.
Deri tani Sara Abdullahu është mbajtëse e 9 rekordeve kombëtare dhe përkatësisht e garave100/200/400/800 m stil i lirë,100 m stil bretkosë, 100 m shpinë, 100 m delfin dhe Për
meshkuj notari shqiptar, që ka bërë paraqitjen më të mirë deri tani,
Endi Babi, ka arritur të thyejë rekordin kombëtar në garën 200 m stil i
lirë me kohën 01:57:15.
Notari
Endi Babi është mbajtës i 6 rekordeve kombëtare dhe përkatësisht i 100
m stil i lirë me kohën 00:52:73, 200 m stil i lirë me kohën 01:57:15,
50 m delfin me kohën 00:26:47, 100 m flutur me kohën 00:56:68, 200 m
flutur me kohën 02:04:35, 200 m stil i përzier - 02:19:58
Deri
tani i vetmi sukses i notarëve tanë në përfaqësimin botëror janë
rekordet e shumta kombëtare, që në fakt janë treguesi më i mirë i
nivelit të notit shqiptar krahasuar me botën.
Ky
ka qenë dhe një nga objektivat që Federata Shqiptare e Notit kishte
vënë përpara nisjes së këtij botërori. Ndërsa përsa i përket objektivit
të kapjes së normave olimpike, duket se noti shqiptar është ende larg.
ShtypiDites