Për herë të parë, në vitin e ri shkollor 2009-2010, gjimnazistët shqiptarë do të përdorin tekste të autorëve të huaj, e thënë ndryshe tekse të standardeve tërësisht evropiane në përputhje me programet shqiptare.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, paraqiti sot për mediat tekstet e reja të autorëve të huaj për lëndët Biologji, Kimi, Fizikë, Shkencat e Tokës si dhe Metoda të Gjuhëve të Huaja, që do të përdoren për herë të parë këtë vit në shkollat e mesme të vendit.
“Është një lajm i gëzuar për të gjithë gjimnazistët, por edhe për opinionin publik, pasi për herë të parë në shkollën e mesme shqiptare do të përdoren tekste në përputhje me programet shqiptare, por të standardeve tërësisht evropiane”, tha ministri Beja.
Ai sqaroi se këto tekste, të përkthyera për lëndët bazë shkencore dhe njëkohësisht metodat origjinale të gjuhëve të huaja, që zëvendësojnë metodat e autorëve shqiptarë, do të kontribuojnë drejtëpërdrejt që cilësia e shërbimit arsimor në shkollat tona të mesme të ngrihet në nivelin e standardeve të Bashkimit Evropian.
Ministri Beja u shpreh se një nga vështirësitë më të mëdha për futjen e teksteve të huaja në shkollat shqiptare ka qenë problemi i çmimit. “Këto tekste që në vendet e BE-së kushtojnë 10-herë më shtrenjtë, rreth 20-30 euro, do të shiten në Shqipëri më pak se 2 euro, dhe madje më lirë se çmimet e teksteve të autorëve shqiptarë, duke sjellë një ndihmë për nxënësit dhe familjet e tyre”, tha Beja, duke vënë në dukje përpjekjet e dikasterit që ai drejton në zgjidhjen e këtij problemi.
Sipas ministrit Beja, procesi i përfshirjes së teksteve të huaja në sistemin e mesëm arsimor do të zgjerohet në vitet e ardhshme.
Beja siguroi se këtë vit Ministria e Arsimit do ta realizojë furnizimin e shkollave me tekste më mirë se çdo vit tjetër dhe se shpërndarja e tyre do të fillojë javën që vjen, sipas skemës që u zbatua në shtator të vitit të kaluar dhe që sipas tij, “ishte shumë produktive, pasi shkollat u lidhën me libraritë përkatëse afër tyre dhe kësisoj prindërit nuk u sorollaten nga një librari në tjetrën në kërkim të teksteve”.
Në përgjigje të interesimit të medias për subvencionin e teksteve, ministri Beja tha se qeveria demokratike i hoqi skemat e mëparshme të subvencionimit të shtëpive botuese që sollën stoqe librash në magazinat e DAR/Za-ve dhe ishin një burim korrupsioni. “Skema që vendosëm është që lekët t’i marrë nxënësi, ai që blen librin të marrë subvencionin. Kjo skemë ka funksionuar edhe shtatorin e kaluar dhe atë të mëparshëm. Ka funksionuar më mirë vjet së parvjet dhe do të funksionojë më mirë sivjet sesa vjet”, përfundoi ministri i Arsimit.
MATURA SHTETËRORE- MASH: NUMRI I ANKIMIMEVE I VOGËL
Numri i kandidatëve për studentë që nuk mundën të fitonin një të drejtë studimi vlerësohet i ulët nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
“Nga 34 mijë maturantë që iu nënshtruan provimit të letërsisë, kanë mbetur rreth 1500 prej tyre, ndërkohë që në testin e matematikës, kjo shifër shkon në 2500 nxënës. Sivjet edhe numri i nxënësve që kërkojnë rivlerësim të testit është i ulët krahasuar me një vit me parë”, u shpreh për ATSH-në drejtori i arsimit parauniversitar në MASH, Fatmir Vejsiu.
Sipas tij, janë vetëm 550 nxënës që kërkojnë rivlerësim në letërsi, ndërsa në matematikë rreth 600 nxënës.
Matura Shtetërore këtë vit favorizoi kandidatët për studentë në Akademinë e Arteve dhe atë të Sporteve, pasi u hoq kriteri i provimit me zgjedhje
| Tiranë | 8 | °C | |
| Prishtinë | -1 | °C | |
| Ulqin | 0 | °C | |
| Shkup | -1 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.16 | 141.97 |
| USD | 103.15 | 107.55 |
| GPB | 162.82 | 169.77 |
| CHF | 112.55 | 117.35 |