Policia e Shtetit do të ndëshkojë maksimalisht të gjithë ata drejtues të automjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Aksidentet rrugore gjate periudhës se sezonit turistik dhe veçanërisht ato të ndodhura ditët e fundit, kanë krijuar një situatë shqetësuese, bëjnë të ditur për ATSH-në burimet zyrtare të Policisë së Shtetit.
Policia Rrugore, e mbështetur dhe nga policia e Rendit dhe e Forcave Lëvizëse Operacionale, prej disa ditësh ka kaluar në shërbim të përforcuar, duke shtuar prezencën e saj në akset rrugore.
Sipas burimeve të policisë, janë ngritur disa grupe Taskë Forcë, të drejtuar nga Drejtoria e Policisë Rrugore për të operuar në të gjithë territorin e vendit. I është dhënë kompetencë Patrullave të Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të operuar në fushën e qarkullimit rrugor.
Ndërsa vetëm dy muajve të fundit, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria 579 540 automjete, ose 133 mijë automjete më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, Policia e Shtetit i kërkon të gjithë drejtuesve të automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet normat e sjelljes së Kodit Rrugor, dhe të ndërgjegjësohen për pasojat e rënda që sjell mos zbatimi i këtyre rregullave për ta, pasagjerët apo qytetarët e tjerë.
Gjatë këtij shtatë mujori, bëjnë të ditur burimet , janë vendosur rreth 355 mijë gjoba dhe janë hequr rreth 6 mijë patenta, 70% e të cilave janë hequr për shpejtësi tej normave të lejuara.
Duke iu referuar shifrave të viteve të shkuara, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, për muajin korrik 2009 janë shënuar 148 aksidente rrugore, me pasojë vdekjen e 48 prej të aksidentuarve dhe 46 prej tyre të plagosur rëndë.
Në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, numri i aksidenteve ishte 105, ku 25 prej tyre humbën jetën dhe 33 të tjerë morrën plagë të rënda./m.sh//a
| Tiranë | 9 | °C | |
| Prishtinë | -1 | °C | |
| Ulqin | 0 | °C | |
| Shkup | -1 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.16 | 141.97 |
| USD | 103.15 | 107.55 |
| GPB | 162.82 | 169.77 |
| CHF | 112.55 | 117.35 |