KOMISIONI EUROPIAN MIRATON NDIHMEN FINANCIARE PĖR SHQIPĖRINĖ PER PERIUDHĖN 2009-2011, ME VLERĖ 269.4 MILION EURO

KOMISIONI EUROPIAN MIRATON NDIHMEN FINANCIARE PĖR SHQIPĖRINĖ PER PERIUDHĖN 2009-2011, ME VLERĖ 269.4 MILION EURO

Komisioni Evropian miratoi sot drejtimin strategjik të ndihmës financiare të BE-së për Shqipërinë. Dokumenti i Planifikimit Indikativ Shumëvjeçar (MIPD) për periudhën 2009-2010 konfirmon përparësitë e ndihmës financiare për Shqipërinë në tre fusha kryesore: reforma politike dhe ndërtimi i institucioneve demokratike; reforma ekonomike; dhe aftësia për të përballuar përgjegjësitë e anëtarësisë. Një përbërës i veçantë i dokumentit strategjik ka të bëjë me bashkëpunimin ndërkufitar.

Sipas burimeve nga Zyra e Delegacionit të KE në Tiranë, ndihma financiare jepet në kuadër të Instrumentit të Ndihmës së Para-anëtarësimit (IPA) në fusha të caktuara ndërhyrjeje dhe synon të mbështesë Shqipërinë për tu përgatitur për anëtarësim në BE. Për periudhën 2009-2011, shuma e përgjithshme indikative e ndihmës së BE-së për Shqipërinë, në formë grantesh nga buxheti I BE-së, është 269.4 milion EUR. Pjesa më e madhe e buxhetit përcaktohet drejt mbështetjes së aktiviteteve të Përbërësit të parë të IPA, i cili është Ndihmë për Tranzicionin dhe Ngritjen e Institucioneve (237.9 milion EUR). Një pjesë më e vogël do t'i shkojë Përbërësit të dytë të IPA, i cili është Bashkëpunimi Ndërkufitar (31.5 milion EUR).
Më specifikisht, fushat kryesore të ndërhyrjes në kuadër të kërkesave politike do të përfshijnë reformën e administratës publike dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve kyçe me qëllim zhvillimin e qeverisjes së mirë. Një tjetër përparësi e IPA është të mbështesë reformën e gjyqësorit dhe të policisë, të mbështesë masa që ndihmojnë luftën kundër korrupsionit dhe që forcojnë sistemin politik. Gjithashtu, janë parashikuar fonde IPA për zhvillimin e medias, inkurajimin e përfshirjes shoqërore dhe ekonomike të pakicave dhe grupeve në nevojë, si edhe dialogun me shoqërinë civile.

IPA do të ndihmojë autoritetet shqiptare të përmirësojnë financat publike, të zbatojnë reformat strukturore dhe të zhvillojnë funksionimin e tregut të punës duke rritur fleksibilitetin dhe duke e përputhur sistemin arsimor më mirë me të. IPA synon të ndihmojë në përmirësimin e aksesit ndaj shërbimeve thelbësore dhe tregjeve ekonomike si edhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Nën-përbërësi i cili merret me përgjegjësitë e anëtarësisë synon ta ndihmojë Shqipërinë të arrijë standardet e BE-së në fushat e tregut të brendshëm, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet bujqësisë dhe zhvillimit rural, zhvillimit rajonal, mjedisit, mbrojtjes së konsumatorit, transportit dhe energjisë.
Mbështetja e IPA për Bashkëpunimin Ndërkufitar (NB) do të merret me veprimtaritë ndërkufitare mes Shqipërisë dhe vendeve anëtare të BE-së si edhe me vende të tjera kandidate apo potencialisht kandidate, që synojnë  dhe mbështet veprimtari të tilla si: (1) zhvillimi i veprimtarive ekonomike, shoqërore dhe mjedisore të zonave kufitare; (2) adresimi i sfidave të përbashkëta sidomos në fushat e mjedisit, shëndetit publik dhe zhvillimit; dhe (3) inkurajimi i aksioneve të tipit "people to people", edhe mes OJQ-ve dhe autoriteteve lokale


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek