- Deklaron Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili-
Lëvizja Socialiste për Integrim gjykon se Kodi Zgjedhor që u zbatua në zgjedhjet e 28 qershorit ka dështuar ndaj kjo forcë politike, me krijimin e qeverisë së re dhe mbledhjen e Kuvendit të ri do të kërkojë hartimin e një kodi të ri që duhet të garantojë përkthimin real të votave në mandate për çdo subjekt politik.
Korrektimi i Kodit nga rajonal në kombëtar, apo përcaktimi i një anëtari të LSI-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe grupet e numërimit, nuk është i mjaftueshëm për të shmangur deformimin e votës”, tha të hënën, në një konferencë për shtyp, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili.
Kodi Zgjedhor që u aplikua në zgjedhjet e 28 qershorit mbështetej në sistemin spanjoll, por që, siç u shpreh Vasili, “ky sistem ra në Shqipëri, kështu që nuk di a vlen me që të flasim për një korrektim kombëtar, apo duhet të rishikojmë këtë sistem proporcional rajonal. Duhet të flasim me shumë seriozitet dhe përgjegjshmëri, përtej kalkulimeve të vogla politike".
I pyetur nëse aleanca e re PD-LSI, që së bashku fituan 74 mandate në zgjedhjet e përgjithshme, do të mund të sigurojë 84 vota për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, Vasili, tha se "çështja nuk është nëse PS na ofron apo s'na ofron dhjetë vota. Kemi të bëjmë me një kod të propozuar nga PS që rezultoi i dështuar”.
Në këto kushte, vijoi ai, PS është partia e parë në Shqipëri që duhet të interesohet për të vënë në vend nderin politik, por edhe profesional të hartuesve të saj që propozuan një kod atipik, moster.
Vasili shprehu besimin se PS është kaq e përgjegjshme sa të kuptojë se një kod i tillë anormal, që penalizoi dhe vetë PS-në, duhet ndryshuar, përmirësuar, kështu që nuk është interesi i LSI-së në këtë mes, po interesi është shumë më i madh
| Tiranë | 5 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |