Një shqiptare më nënshtetësi francese, e dyshuar për "dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", është ndaluar të hënën, në zonën e tranzitit në Aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas, teksa tentonte të kalonte një fëmijë të moshës 8 vjeçare.
Burime zyrtare në Policinë e kryeqytetit, bënë të ditur të martën për ATSH-në se, 32 vjeçarja Miranda Gomes, banuese në Tiranë, me kombësi shqiptare dhe shtetësi franceze, akuzohet se duke përdorur pasaportën e djalit të saj, me nënshtetësi franceze, ka tentuar të kalojë në mënyrë të paligjëshme një fëmijë të moshës 8 vjeç.
Ndërsa ndaj shqiptares, me nënshtetësi franceze u morr masa e arrestit, materialet në ngarkim të kësaj shtetase i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës , për hetimin e veprës penale "dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit"
ShtypiDites