Nxirret nga lumi Osum në Berat, trupi i pajetë i një 13 vjeçari, i cili u mbyt mesditën e sotme.
Burime nga Policia e Beratit thanë sot për ATSH-në se, ngjarja ndodhi rreth orës 13.30 të ditës së mërkurë, në vendin e quajtur Ura e Re në lumin Osum , kur 13 vjeçari Lulzim Goga, banor i Lagjes "Çlirimi" në Berat, u mbyt. Kanë qenë banorët e zonës ata që e kanë nxjerrë trupin e pajetë të 13 vjeçarit, i cili momentalisht ndodhet në morgun e qytetit, ndërkohë që policia po heton lidhur me shkaqet e kësaj ngjarje
ShtypiDites