DURRĖS: NGJARJE E RĖNDĖ, VRITEN 4 PUNONJĖS POLICIE

DURRĖS: NGJARJE E RĖNDĖ, VRITEN  4 PUNONJĖS POLICIE

Katër efektivë policie dhe dy shtetas mbetën të vrarë të premten në drekë rreth orës 14.15 në kompleksin "Florida ",  në qytetin e Durrësit gjatë një operacioni që polcia kishte ndërmarrë për kapjen e Dritan Dajtit, një i arratisur nga Gjykata e Tiranës në 17 Nëntor 2003 dhe i dënuar në mungesë për vrasje.
Lajmi u konfirmua për ATSH-në nga Policia e  Durrësit. "Gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur edhe Dritan Dajti, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e qytetit bregdetar", thanë burimet.
Dritan Dajti kërkohej prej nëntorit të vitit 2003, kur arriti të arratisej nga gjykata e rrethit të Tiranës, ku gjykohej për vrasjen e një biznesmeni. Ai kishte mundur të hynte në gjykatë i armatosur me pistoletë dhe pasi ka gjuajtur me armë ka mundur të largohej me një motoçikletë. Dajti u dënua në mungesë me 20 vjet burg, ndërkohë që policia vazhdonte kërkimet për kapjen e tij.
Së fundi është zbuluar vendndodhja e të shumëkërkuarit, Dritan Dajti, në një banesë në zonën e plazhit të Durrësit dhe sot pas mesdite policia ka ndërmarrë operacionin për kapjen e tij që përfundoi me një bilanc tragjik.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek