SPORT-FUTBOLL/ ERVIN SKELA PRANĖ KALIMIT TEK ITALIANĖT E KALJARIT

SPORT-FUTBOLL/ ERVIN SKELA PRANĖ KALIMIT TEK ITALIANĖT E KALJARIT

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ervin Skela është pranë kalimit në Serinë A italiane. Sipas mediave italiane, skuadra e Kaljarit duket se ka marrë kryesimin në garën për të siguruar shërbimet e Ervin Skelës. 
Mesfushori shqiptar vazhdon të stërvitet me ekipin e dytë të skuadrës gjermane të Bajern Leverkusenit. Madje për një moment në mediat gjermane u fol se atij do t’i ofrohej një kontratë në bazë të paraqitjeve, por drejtuesit e klubit gjerman kanë bërë të ditur se nuk do të fillojnë bisedimet me fantazistin kuqezi për sezonin e ardhshëm dhe saktësuan se ai vetëm po stërvitej deri sa të gjejë një skuadër. 
Zhvillimet më të reja kanë bërë që skuadra italiane e Kaljarit të shihet si kandidatja më e fortë për 32 vjeçarin. Klubi nga Sardenja vazhdon të lëvizë në merkato për të përforcuar mesfushën për sezonin e ri të Serisë A dhe Skela shihet si zgjidhja ideale në këtë repart.
Gjithashtu edhe në Turqi, ku lojtari kërkohet nga Trabzonspor, janë të bindur se vlonjati mund të provojë edhe një herë aventurën në kampionatin italian, pas zhgënjimit me Askolin në pjesën e parë të sezonit 2006-2007. Në anën tjetër, interesimi i skuadrës zviceriane të Bazelit për Skelën duket se është zbehur.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek