TEPELENĖ: ASGJESOHEN 1076 RRĖNJĖ BIMĖ KANABIS SATIVA,SHPALLET NĖ KĖRKIM KULTIVUESI

TEPELENĖ: ASGJESOHEN 1076 RRĖNJĖ BIMĖ KANABIS SATIVA,SHPALLET NĖ KĖRKIM KULTIVUESI

Policia e Tepelenës ka identifikuar dhe asgjensuar në orët e para të mëngjesit të ditës së martë, në fshatin Bënçe, 1076 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa, ndërkohë ka shpallur në kërkim autorin e kultivimit të bimeve.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut të Gjirokastrës, pohuan për ATSH-në, se “Gjatë operacionit të koduar “HIJA E LISIT”, në  përroin e Ujit të Vierr , rreth 5 kilometra mbi fshatin Bënçë, Tepelenë, është bërë i mundur evidentimi i dy   parcelave  të hapura rishtas ku  kultivoheshin 1076 rrënjë bimë narkotike, të cilat varionin nga 1.5 deri në 2 metra të larta”.
Kultivuesi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, është larguar.Gjatë tremujorit të fundit të këtij viti, efektivat e Drejtorisë së Policisë së qarkut të Gjirokastrës ka asgjësuar në rrethin e Tepelenës mbi 5 mijë rrënjë kanabis sativa, ndrëkohë ka ndaluar dy kultivues, të cilët aktualisht po hetohen në gjendje arresti.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek