Përfaqësuesja shqiptare U-21, e drejtuar nga trajneri Artan Bushati, do të luajë sot takimin miqësor kundër Maltës, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Takimi do të nisë në orën 17:00 dhe do të gjykohet nga një treshe shqiptare, ku arbitri kryesor, Sokol Jareci, do të asistohet nga Fatmir Elezi dhe Astrit Mahmuti. Ky është një test mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë “e vegjël”, përpara sfidës eliminatore të 5 shtatorit, që do të luhet pikërisht në qytetin bregdetar kundër Azerbajxhanit.
Trajneri Bushati do të ketë shansin të eksperimentojë skema të reja loje dhe të njihet nga afër me gjendjen fizike të lojtarëve. Kjo pasi Shqipëria kërkon fitoren e parë në Europianin U-21, pas dy humbjeve 1:0 dhe 5:2 në sfidat e luajtura me Skocinë
ShtypiDites