Një 43 vjeçar, i shpallur në kërkim prej 7 vjetësh si autor i vrasjes së një kambisti në qendër të qytetit të Fierit, u arrestua të mërkurën në mëngjes gjatë një aksioni të policisë së këtij qarku.
Burime zyrtare të policisë lokale thanë për ATSH-në se "Selaudin Hasani, 43 vjeç, u arrestua në orën 06:00, në banesën e tij në lagjen 1 Maji të qytetit të Fierit, gjatë një operacioni të mirëorganizuar të policisë, e cila kishte mundur të identifikonte vendodhjen e të kërkuarit nga viti 2002".
Sipas burimeve, në momentin e arrestimit Selaudin Hasani nuk ka bërë bërë rezistencë ndaj forcave të policisë
ShtypiDites