/ SHQIPĖRIA, BARAZIM 1-1 NDAJ DANIMARKĖS

/ SHQIPĖRIA, BARAZIM 1-1 NDAJ DANIMARKĖS

Barazimi 1-1 i arritur mbrëmë në “Qemal Stafa” mes kombëtares shqiptare të futbollit dhe Danimarkës ka shtyrë për më tej sfidën për kualifikim në grupin 1 të eleminatoreve të Botërorit “Afrika e Jugut 2010”.

Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga tekniku Kuzhe në 30 minutat e para, u shfaq më potente, madje në minutën e 30-të, Skela lëshoi një top brenda zonës daneze, por Salihi i bllokuar nga dalja e portierit kundërshtar nuk mundi të shënojë.

Përgjithësisht loja ishte e vakët, por me një Shqipëri shumë të mirë të vendosur në gjysmëfushën e saj, duke nxjerrë me lehtësi jashtë loje çdo iniciativë të lojtarëve të Morten Olsenit.

Në minutën e 39-të Niklas Bendtner, sulmuesi 21-vjeçar i Arsenalit shënoi me kokë duke shënuar golin për Danimarkën. 

     Një gabim në rreshtim i mbrojtjes sonë, por dhe një dalje jo e studiuar e portierit Ujkani, që nuk mundi të shmangë golin e parë zyrtar të pësuar, pikërisht në ndeshjen e tij të tretë me përfaqësuesen. 

     Pjesa e dytë nisi me një zëvendësim për Shqipërinë, kur Jahmir Hyka hyri në lojë në vend të Elvin Beqirit. Në minutën e 52-të erdhi goli i barazimit për Shqipërinë pas një këmbëngulje në zonë të Hamdi Salihit e kur topi i gjuajtur nga shkodrani nuk u zotërua dot nga portieri Sorensen, ndërsa Bogdani i ndodhur aty pranë shënoi golin e barazimit dhe të 12-in personal, duke u barazuar me Skelën.

     Shqipëria shënon në katër ndeshjet e fundit, ndërkohë që për Bogdanin ky ishte goli i tretë në katër ndeshjet e fundit.  

      Ky barazim duket se ndihmon më shumë dy skuadrat e tjera në grup: Suedinë dhe Portugalinë, të cilat fituan mbrëmë 1-0 jashtë fushe respektivisht ndaj Maltës dhe Hungarisë. 

 

Shqipëri - Danimarkë 1-1

Shënues:  Bogdani 52’/Bendtner 39’

Shqiperia: Samir Ujkani, Elvin Beqiri, Armend Dallku, Lorik Cana, Debatik Curri, Ervin Bulku, Ansi Agolli, Ervin Skela,  Klodian Duro, Erjon Bogdani, Hamdi Salihi; Trajner Josip Kuze.

Danimarka: Thomas Sorensen, Cristian Poulsen, Simon Kjaer, Andres Moller Christersen, Uilliam Kuist, Lars Jacobsen, Jakob Poulsen, Dennis Rommedahl, Jon Dahl Tomasson, Martin Jorgensen, Niclas Bendtner; Trajner: Morten Olsen.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek