Më shumë se 10 mijë anëtarë të komunitetit serb në Kosovë janë pajisur deri tani me letërnjoftimet e Republikës së Kosovës, bëri të ditur sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
"Ka një regjistrim shumë të madh të të gjitha komuniteteve dhe pajisje të tyre me letërnjoftime. Vihet re veçanërisht një rritje e numrit të regjistrimeve nga komuniteti serb dhe si rezultat deri tani janë pajisur më shumë se 10,500 shtetas me letërnjoftime të Republikës së Kosovës", theksohet në komunikatën e MPB-së.
Letërnjoftimet e Republikës së Kosovës kanë filluar të shpërndahen afro një vit më parë, nga 10 tetori 2008.
| Tiranë | 8 | °C | |
| Prishtinë | -1 | °C | |
| Ulqin | 0 | °C | |
| Shkup | -1 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.16 | 141.97 |
| USD | 103.15 | 107.55 |
| GPB | 162.82 | 169.77 |
| CHF | 112.55 | 117.35 |