OPININ : MJEKU-FQINJ

 OPININ : MJEKU-FQINJ

Xheni Hali (Tanini)

 

Kėndvėshtrimi ndaj mjekut ėshtė gjithmonė shumė i njėanshėm dhe shpesh herė i parė nė aspektin e pėrfitimit individual. Kohėve tė fundit po e shohim tė pėrfolur e diskutuar dhe jo pa shkak, unė sė pari po e shoh si njeri-fqinj. Si bashkėjetues me mua dhe shumė tė tjerė. Unė banoj nė qėndėr tė tė ashtuquajturit “metropol” tė Shqipėrisė. Nuk ėshtė ndonjė kėnaqėsi e veēantė, ndaj mos thoni “Lum ti”. Pėr kėtė ju siguroj. Kėtu e pėrreth ndodh gjithēka, politika, vrasjet, mitingjet madje edhe festime e ē’festime. Kėtu ka edhe vdekje tė ēuditshme, sepse nuk vjen dot urgjenca, por edhe se pse edhe pse une e kam njė makinė, nuk e pėrdor dot kur dua. Tek kthehesha nga psonisja tė premten paradite, nė tė hyrė tė rrugicės ku banoj, dėgjova zėra tė lartė njerėzish qė hidheshin nė ajėr njėkohėsisht dhe edhe njė lloj zhurme tė cilėn e njihja mirė, por nė atė moment mė trėmbi dhe nuk e pėrcaktoja dot ē’ishte.. Pėrpara mė doli nėnė Sabrija, fqinjė e vjetėr tė cilėn e pyeta se ē’po ndodhte. “Eh, i ka mor koka tym dynjos’ mi non’” mė thotė ashtu e kėrrusur “erdhėn n’Tironė, mu n’mes, bon ene klinikat ene...tashti duhet me hik ne prej shpije, se helbete, i kena zon’ rehatllikun. Ti mos u pėrzij me muhabete, se jon polica kta ene s’morin vesh me t’mir. Ka qa Hall doktori mo parė me ta”. I dhashė tė drejtė, dhe ika ... Zhurmat, vinin nga sharra elektrike...po sharronin pa aspak pushim punėtorė e policė bashkiakė...Ndodhi qė... Banorėt e pallatit tim, pėrfshirė kėtu edhe familjen time, (ēuditėrisht) nė mirėkuptim me njėri tjetrin, ndanė hapėsirėn mes shkallėve tė pallatit me disa tuba hekuri, fare tė thjeshta vendparkimet e makinave. Kjo ndodhi pasi Bashkia e Tiranės, nxori urdhėrin pėr mosparkim makinash pas orės 22.00 nė rrugėn kryesore. Normale, rrugėt duhen pastruar mirė, pavarėsisht nėse kjo ndodh ose jo. Nė qėndėr tė bllokut tonė ta banimit prej disa vitesh kati i parė i njė pallati tė ri ėshtė kthyer nė klinikėn mjekėsore tė fqinjit tonė mjek. Fqinj i ri e natyrisht edhe “Tirons i Ri” si i thotė nėnė Sabrija. Pėr hir tė “punės” ka rrethuar edhe njė copėz tė mirė toke pas pallatit pėr parking personalo familjar. Po mirė, i duhet si tė gjithė ne tė tjerėve qoftė edhe pėr hir tė fitimit tė tij personal. Fundi i fundit, punon. Shpesh herė mjeku, si tė gjithė ne, pi kafe me fqinjėt, por kur duam ta pyesim pėr ndonjė kėshillė (si t’i kėrkonim pak bukė se kemi harruar tė blemė sot,) kėrkon shpėrblimin. Edhe kjo hyn nė punėn e tij, biznes mjekėsor, nuk falet mendja sot. (mėkat?!, nuk bėhet fjalė). Por fqinji nuk mjaftohet me kaq. Meqėnėse klientela e tij, nuk mund tė parkojė makinat sa mė pranė derės sė klinikės, ankohet nė policinė bashkiake pėr pengim tė “mondanitetit” tė biznesit. Policia bashkiake e gatshme, zbaton urdhėrin, vjen dhe kryen detyrėn. Tek bisedoja me njėrin prej tyre, shefin, mė thotė, “Ndoshta fqinji juaj ka mik tė fortė”. “Ne kryejmė detyrėn, asgjė mė tepėr. Fajin e keni ju” mė drejtohet mua Polici, “Juve po ju vėshtirėsohet jeta, me sa shoh dhe nuk ankoheni. Kėtij nuk i pengohet e as i bie ritmi i biznesit dhe...”. C’t’i thoja, kishte tė drejtė. Po... ne e kishim mjekun fqinj, ndėrsa ai ndoshta nuk ishte fqinj me ne. E kėshtu, prej disa ditėsh, ne banorėt duhet tė kėrkojmė vende parkimi pėrreth, sepse “klientela” qė nuk ka faj sepse ka nevojė pėr njė mjek, vjen pa rreshtur deri nė orėt e vona tė pasdites. Pastaj, vijnė ata qė duan tė pijnė ndonjė kafe nė kafenetė aty pranė...e kėshtu. Nejse, ndoshta edhe mosfqinjėsia njerėzore e mjekut tonė e ka njė tė mirė. Po ecim nė kėmbė...Zoti na ruajtė nga ndonjė hall derisa tė pajtohemi me fqinjmjekun tonė. Ai i shmanget takimit me secilin prej nesh, edhe ne nuk mundohemi t’i flasim... Vetėm Nėnė Sabrija sa herė e ka pranė fqinjin rėnkon e thotė “kur u bon ene kta...” Se kush janė kėta, vetėm ajo e di, por unė them se ajo nuk e beson dot faktin qė njė mjek ėshtė kaq ndryshe me tė kohės sė saj. Fundja janė tė njėjtėt...edhe kur janė fqinjė. Kėshtu, mes lluksit dhe mizerjes sė licencuar tė qėndrės “metropolitane”, janė pothuajse tė pamundura madje edhe tw pavlefshme ndryshimet midis sė bukurės dhe tė shėmtuarės, menēurisė dhe banalitetit, vlerės dhe antivlerės. Ndoshta sot, meraku i gjithėsecilit njeri-mjek, si pjesė e rėndėsishme e aktive e shoqėrisė, ėshtė tė gjejė mallin e vet, konsumatorin. E nė kėto kushte tė qėnit mirėkuptues e njerėzor pėrballė pjesės shoqėrore bashkėjetuese me ty, kthehet nė peng tė tekave tė “modės intelektuale” e i pėrulet vulgaritetit qė krijon e riprodhon “ferma” e tregut. Po si mundet qė nė njė shoqėri nė zhvillim, tė mos kemi adaptim njerėzor e moral dhe njė “divorc” kaq inatēor mes traditės sė ruajtjes sė vlerave me ndryshimet shoqėrore e aq mė tepėr prej figurės sė njė mjeku? (Unė kam dėshirė qė tė jetė vetėm njė rast i nxituar ky i mjekut tonė) Nuk jemi kaq tė aftė sa tė vendosim ekulibrat shoqėrorė dhe tė krijojmė stabilitet? Shoqėria jonė ndodhet nė njė process tė paevitueshėm dhe tė pėrhershėm ndryshimi moral e social. Unė shpresoj shumė qė ky ndryshim tė mos jetė kaq sipėrfaqėsor sa i mjekut-fqinj dhe i yni, ndryshe vėndi ynė do tė pėrjetojė njė krizė tė pėrjetshme morale, ekonomike e pėrfundimisht edhe politike. Xheni Hali (Tanini) .


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek