Shtetet e Bashkuara i bëri thirrje Gjykatës
Ndërkombëtare të Drejtësisë të mbështesë deklatarën e pavarësisë të
Kosovës nga Serbia.
Avokati i qeverisë amerikane, Harold Koh tha
sot përpara gjykatës në Hagë se deklarata e Kosovës në vitin 2008 ishte
e justifikuar dhe se ajo ka sjellë qendrueshmëri në Ballkanin e trazuar
nga luftrat.
Gjykata e OKB-së vazhdon debatet për të përcaktuar
ligjshmërinë ose jo të deklaratës së pavarësisë, e cila kundërshtohet
me forcë nga Beogradi dhe aleatja e tij tradicionale, Rusia. Serbia e
ngriti çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Shtetet
e Bashkuara janë njëri prej 63 vendeve që e kanë njohur pavarësinë e
Kosovës, së bashku me 22 vende të Bashkimit Europian.
Serbia
thotë se nëse mbetet në fuqi, deklarata e njëanshme e pavarësisë së
Kosovës do të krijonte një precedent të rrezikshëm dhe do të
inkurajonte lëvizje separatiste edhe në vende të tjera.
Seancat
dëgjimore pritet të përfundojnë të premten dhe do të përfshijnë edhe
dëshmi nga ana e Serbisë. Gjykata pritet ta shpallë opinionin e saj pa
fuqi ligjore vitin e ardhshëm.
ShtypiDites