Në Prishtinë, një grup organizatash joqeveritare
protestuan sot kundër mospërfshirjes së Kosovës në procesin e
liberalizimit të vizave, ndërsa një pjesë e fqinjëve të saj që nga sot
do të udhëtojnë pa viza në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian.
Protestuesit i bënë thirrje këtij bashkimi të ndryshojë qasjen ndaj
Kosovës, e cila nuk është njohur nga pesë prej 27 vendeve anëtare të
Bashkimit Evropian. Kjo shihet edhe si arsyeja kryesore që Kosova
vazhdon të mbetet jashtë këtij procesi.
Zėri i Amerikės