Deputeti i Partise Socialiste, Pandeli Majko, ne nje interviste te
dhene dje per gazeten "Koha Jone" ka shpjeguar se pse duhet te vendoset
gjendja e jashtezakonshme. Gjate sqarimit te tij, anetari i Kryesise se
selise roze thote se ardhja e krizes vertet ishte e shpejte brenda
harkut te 24 oreve, por do te duhen muaj qe kjo histori te gjeje nje
lloj stabilizimi dhe menaxhimi. Sipas zyrtarit te lart socialist,
shpallja e gjendjes se jashtezakonshme, do te mbledhe dhe do te terheqe
fort telat e kontrollimit te situates.
Zoti Majko, gjate prononcimit tuaj nga qyteti i Shkodres, keni
propozuar vendosjen e gjendjes se jashtezakonshme. Pse mendoni se duhet
te shpallet gjendja e jashtezakonshme?
Une e pashe situaten vete ne vend dhe mendoj se ceshtja e shpalljes se
gjendjes se jashtezakonshme ne radhe te pare ka te beje me menaxhimin e
situates, pasi tanime mund te thuhet se emergjenca e pare, faza e pare
emergjences ka kaluar. Nga ajo cfare vihesh re, behet fjale jo per disa
dhjetera familje, apo per disa qindra familje, por behet fjale per nje
siperfaqe shume te madhe dhe per mijera familje. Efektiviteti dhe
trajtimi i demit me sa duket do te kerkoje nje kohe jashtezakonisht
shume te madhe. Ana tjeter e problemit eshte se situata duket qe do te
vazhdoje per nje kohe relativisht te gjate dhe angazhimi i strukturave
nuk mund te behet me trajtimin e nje situate e cila do te vazhdoje disa
dite, apo si nje histori e shkurter qe filloi dhe do te mbaroje me
vajtjen dhe largimin e ujit. Mendoj se per sa i perket asaj qe ka
ndodhur ne siperfaqe shume te madhe, qe ka prekur mijera familje
shkodrane, nje bashkepunim shume intensiv ne vazhdim te institucioneve
te shtetit shqiptar dhe ketu nuk behet fjale vetem per te cuar miell
dhe makarona. Por, behet fjale sidomos per nje bashkepunim shume
efektiv, e cila tanime duhet ta fuse krizen e filluar, pas hapjes se
dyerve te hidrocentraleve, do ta fusin ne nje situate tjeter. Mendoj se
jemi ende ne kohe qe duke e shpallur gjendjen e jashtezakonshme,
institucionet ndajne detyrat sipas nje programi, pasi kam pershtypjen
qe ne situaten qe eshte krijuar ka njerez te cilet merren me te gjitha
gjerat qe u dalin perpara, duke filluar qe nga shperndarja e ndihmave
tek trajtimi i njerezve. Dhe duket se nese do te vazhdohet keshtu,
sipas meje, situata do te krijoje shume te cara, e cila ne kushtet e
dimrit, ne kushtet te acarimit te situates atje, situata rrezikon te
dale jashte kontrollit. E perseris, kjo eshte nje histori e cila duhet
pare jashtezakonisht me vemendje dhe me ekspertize. Shpallja e gjendjes
se jashtezakonshme, ne thelb do te bente nje verifikim te punes se
perbashket te institucioneve, duke e ndare ate. Mendoj se kriza tanime
dhe emergjenca, duhet te ndahet sipas veprimit te sektoreve te vecante,
duke i dhene detyra secilit institucionit per te kryer.
Nga ajo qe keni pare ne terren, si i vleresoni demet e shkaktuara nga permbytjet?
Demet jane te nje vlere shume te madhe, te pakten nga ato qe patem
rastin te degjonim nga mjaft njerez, behet fjale qe demet jane te
konsiderueshme, qe fillojne nga te mbjellat deri tek ushqimi per
bagetite dhe tek demet ne blegtori, te cilat jane te pritshme, pasi nje
pjese e blegtorise eshte ne fazen e shtimit, e pjellorise dhe kjo do te
sjelle probleme te tjera ne vazhdim. Keshtu qe, mendoj se shpallja e
gjendjes se jashtezakonshme, do te mbledhe dhe do te terheqe fort telat
e kontrollimit te situates, dhe nuk e mendoj se kjo histori duhet pare
si nje menyre politike te trajtimit te saj. Kemi nje situate e cila ka
perfshire nje siperfaqe jashtezakonisht te madhe dhe ka prekur fatet e
mijera familjeve. Eshte teper delikate qe kjo histori te vazhdoje te
trajtohet si nje histori emergjente, e cila sic erdhi, ashtu edhe do te
iki. Mendoj se ardhja e kesaj krize vertet ishte e shpejte brenda
harkut te 24 oreve, por do te duhen muaj qe kjo histori te gjeje nje
lloj stabilizimi dhe menaxhimi.
Mendoni se e keqja ka mbaruar apo mund te kete nje rendim te situates?
Ka filluar ftohja e plages se krijuar ne terrenin familjar te njerezve.
Do te thote se nese ka pasur nje reagim te shpejte, qofte edhe nga ana
e institucioneve shteterore per largimin e njerezve, tanime me mendje
te ftohte, secili po ben llogarine e demeve, i cili nuk eshte i vogel
pe cilindo. Behet fjale, e perseris, qe nga mjetet monetare, te
demtimit te shtepive, per te vazhduar tek ajo pak ekonomi e vogel qe
fermeri shqiptar ka krijuar ne ate rajon. Me kete kuptim, mendoj qe kjo
histori e menaxhimit te krizes nuk mund te lihet ne duart e disa
komunareve, te cilet pa dashur t'i paragjykoj, mendoj se duhet te jene
nen nje vezhgim me transparent njekohesisht nga institucionet
pergjegjese te shtetit. Ne te kundert, e them me siguri per kete, qe
per vete gjeresine dhe thellesine qe ka prekur kriza ne mijera familje
atje, do te rrezikoje qe te dale situata jashte kontrollit. Prandaj
mendoj qe propozimi per vendosjen e gjendjes se jashtezakonshme nuk
duhet pare dicka me teper qe mund te behet dhe nuk ishte bere. Ne fakt,
vendosja e gjendjes se jashtezakonshme, se pari do te krijoje nje
kontekst te qarte ligjor per kompensimin dhe per trajtimin e gjithe
situates se krijuar atje. Nuk pres qe nga deklarimi apo shpallja e
gjendjes se jashtezakonshme te kete nje angazhim me te madh te ushtrise
apo te institucioneve te tjera, por do te kete nje verifikim te
prezences dhe do te kete nje kthim me nje lloj rutine, le ta quajme
keshtu, te trajtimit dhe te menaxhimit te krizes. E cila, sipas
mendimit te mendimit, eshte jashtezakonisht e nevojshme, pasi te gjitha
trupat, i gjithe angazhimi i institucioneve shteterore nga Tirana ne
drejtim te Shkodres, duhet te gjejne dhe te futen ne nje logjike, e
cila nuk mund te shikohet si nje histori qe ka per te mbaruar per nje
jave apo per 10 dite, por sipas meje, do te vazhdoje disa muaj.
Partia Socialiste ka ngritur shtabet e saj ne zonat e prekura nga
permbytjet. Do te perdoret kjo strukture per te ndjekur nga afer
demshperblimet e te prekurve?
Kryesore qe eshte per tani, opozita eshte duke bere nje detyre ne radhe
te pare njerezore. Qe do te thote, sipas te gjitha mundesive, ne u kemi
bere thirrje te gjithe autoriteteve tona lokale, ku Partia Socialiste
ka drejtimin e tyre dhe puna ka filluar. Nderkaq ne Shkoder eshte
krijuar nje qender mjaft efikase emergjence, ne sensin jo per te bere
nje strukture paralele me ato te shtetit shqiptar, por ne thelb per te
qene me aq sa mundesi njerezve ne nevoje per te shkembyer me ta jo
vetem informacionin, por edhe ndihmen ne momentin qe ajo ka ardhur. Sot
(dje) per shembull, koleget e mi socialiste kane shperndare uje ne nje
numer jo te vogel familjes, po ashtu ka vajtur ndihma e pare ushqimore,
e cila eshte shperndare menjehere nga kjo qender emergjence e Partise
Socialiste. Mendoj se ne vazhdim ne jemi duke ndjekur kete situate me
qellim qe ndihma te tjera te shkojne, sidomos ato nga pushteti lokal. E
perseris, kjo nuk eshte nje histori e cila kerkon t'i jape pike
opozites, por eshte nje histori njerezore, e cila mendoj se do te ishte
absurde qe te shikohej si nje histori e majte apo e djathte.
Ju keni qene Kryeminister dhe minister i Mbrojtjes. Nga eksperienca
juaj cfare mund te ishte bere ndryshe ne kete situate, duke pasur
parasysh ketu shqetesimet e ngritura nga Partia Socialiste?
Do te ishte cinike te shikohet me syrin negativ menyra e reagimit. Ne
asnje rast nuk mendoj qe dikush te ngreje te histori te cuditshme per
te thene qe eshte reaguar me pak, apo me keq ne keto momente. Mendoj qe
ajo qe ka ngritur si shqetesim opozita nuk ka qene ceshtja e reagimit,
por ka qene nje histori e cila lidhet me shkak-pasojen, do te thote qe
pse ndodhi kjo qe ndodhi dhe nje analize ne vazhdim per ta pare
situaten me transparence dhe qartesi perballe publikut. Jemi te
sinqerte, ndoshta menyra politika e trajtimit te situates mund te
krijoje me shume probleme sesa pyetjet te cilat realisht kur shkon dhe
takon njerezit ne qarkun e Shkodres, realisht te vene ne nje pozite te
veshtire dhe nuk kane asnje kontekst politik me pas. Per shembull, nje
pyetja e cila realisht na vuri ne nje pozicion te veshtire ishte fakti
qe ne kushtet kur fusha dikur e kenetes se Torovicess nuk eshte
permbytur, sot aktualisht, per cudi, eshte mbytur nje pjese e
rendesishme e qytetit te Shkodres dhe komunave perreth ketij qyteti.
Gje qe, ne nje menyre apo nje tjeter, sipas mentaliteti fshatar, ata
arrijne te kuptojne qe kjo eshte nje histori e cila nuk ka te beje me
shiun, apo me nje dukuri natyrore, por ka te beje edhe me elemente te
tjere te cilat une nuk jam duke i thene pare, por jane shprehur dhe nga
goja e kolegeve te mi.
Ka pasur akuza nga mazhoranca se opozita po kerkon te beje politike mbi fatkeqesine. Ju si i cilesoni keto deklarata?
Jo, nuk besoj. Mendoj se ka pasur nje histori te cuditshme nga ana e
trajtimit te Qeverise ne kete drejtim. Ne fillim u trajtua pak me nota
katastrofike, sikur do te ndodhte dicka e cila akoma nuk po arrihet te
kuptohet se cfare do te ndodhte kur u fol per katastrofe, apo per
largim urgjent te njerezve se do te ndodhte kjo apo ajo. Ne keto
pikepamje, opozita eshte perpjekur te ruaj nje lloj ekuilibri. Nuk
besoj se ka pasur nje histori te ferkimit te duarve se u permbyt qyteti
i Shkodres dhe o burra t'u themi njerezve se sa e poshter eshte Qeveria
e Tiranes nuk po i ndihmon sa duhet etj., etj. Mendoj se po te shikohet
veprimi i opozites, nuk ka qendruar thjesht duke bere konferenca shtypi
nga tribunat, por ka vajtur midis njerezve, eshte perpjekur me aq sa ka
mundesi te ndihmoje dhe ne vazhdim ky do te jete nje aksion i opozites.
Nuk kemi cuar uje per njerezit duke i thene qe do te japim uje nese ke
teseren socialiste dhe do te japim uje nese ke teseren demokrate. Jemi
perpjekur qe brenda nje logjike te caktuar t'i japim ngjyre sa me
njerezore te kesaj historie, pasi ne fund te fundit kjo eshte nje drame
njerezore dhe duhet pare si e tille. Solidariteti njerezor, cfare
rendesie ka qe nese vjen nga Qeveria apo opozita, duhet pare si i
tille, pa interesa politike.
Intervistoi: Denis Dedej
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |