Dua t’ju garantoj se çdo dëmtim, i krijuar nga ujërat, duke filluar nga lodrat e këtyre vogëlushëve, tek librat, orenditë, dhe çdo gjë tjetër, deri tek të mbjellat dhe gjithçka që ju ka ndodhur, qeveria do ta kompensojë.
Kjo ishte në thelb deklarata që kryeministri Berisha bëri dje në takimin me banorë të evakuar nga përmbytjetKryeministri Berisha, duke iu drejtuar banorëve të evakuuar, theksoi se qeveria ka qenë në çdo moment në ndjekje të situatës, si dhe i siguroi banorët se do të bëhet çdo gjë për të dëmshpërblyer të gjitha dëmet e krijuara nga përmbytja.
Së pari, dua t’ju siguroj se çdo minutë dhe çdo orë kemi qenë dhe jemi me dhimbjen tuaj. Së dyti, dua t’ju garantoj se çdo dëmtim i krijuar nga ujërat, duke filluar nga lodrat e këtyre vogëlushëve, tek librat, orenditë dhe çdo gjë tjetër, deri tek të mbjellat dhe gjithçka që ju ka ndodhur, qeveria do ta kompensojë. Unë tani po vij nga një mbledhje qeverie, të cilën e zhvilluam sot në Shkodër. Projekte shumë të mëdha do të nisin për qëllime të shumëfishta. Sot “Livadhet” janë ende nën ujë, por ju garantoj se shumë shpejt, me fillimin e punimeve për by-passin, i cili do të jetë edhe by-pass edhe argjinaturë, lagjja do t’i largohet me shpejtësi të madhe përmbytjeve. Sot nisi thellimi i Bunës, që është një thellim për emergjencë, por që ne do të hartojmë projektin dhe do ta bëjmë të plotë atë. Jam jashtëzakonisht i frymëzuar dhe i inkurajuar nga qëndrimi i juaj. Këtë fatkeqësi reale natyrore ju e përballuat me guxim, kurajë, vendosmëri dhe shkallë të lartë qytetarie.
| Tiranë | 9 | °C | |
| Prishtinë | -1 | °C | |
| Ulqin | 0 | °C | |
| Shkup | -1 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.16 | 141.97 |
| USD | 103.15 | 107.55 |
| GPB | 162.82 | 169.77 |
| CHF | 112.55 | 117.35 |