Shkëlzen Berisha djali i kryeministrit bëri dje një njoftim për shtyp, ku deklaron se:
Në kryeartikullin e saj të datës 14 Janar 2010 gazeta Shekulli, botoi gënjeshtrën e radhës ku dizinformohej opinioni mbi një takim timin me z. Damir Fazlliç të zhvilluar në dt 4 Janar dhe të fiksuar në kamerat e sigurisë të një restoranti në Tiranë, e ku tema e takimit ka pasur lidhje me shitjen e energjisë!
"Duke mos dashur t’ju humbas asnjë sekondë, thuhet më tej në deklaratë, mbi arësyet politike dhe financiare që shtyjnë z.Koço Kokëdhima për të botuar shpifjen e radhës ndaj personit tim, deshiroj t’i bëj me dije opinionit se unë nuk kam diskutuar kurrë, asnjëherë dhe me askënd çështje të shit - blerjes së energjisë elektrike!
Për më tepër takimi i supozuar midis meje dhe z.Fazlliç në dt 4 Janar është gjithashtu, fund e krye, një trillim i ulët i artikullshkruesit!
Në pamundësi për të hedhur në gjyq gazetën në fjalë, në respekt të një angazhimi familjar për të mos ngritur padi penale e civile kundër medias, e ftoj z.Kokëdhima apo këdo tjetër që të provojë shpifjet në fjalë ose të kërkojë falje publike për mashtrimin e radhës!"
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -2 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -2 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |